Eko Higjiena

Për fitoren e dytë

/ 1 minutë lexim

Erdhi dita e shumëpritur. Shqipëria debuton sonte në ‘Elbasan Arena’, në sfidën ku të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës e presin konfirmimin e fillimit fantastik të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2016.

Pas fitores ndaj Portugalisë 1:0, Kombëtarja kuqezi kërkon trepikëshin e dytë për t’u konfirmuar si kandidate shumë serioze për kualifikimin historik në Evropian.

Mobi Casa

Në konferencën për shtyp para ndeshjes kanë dalë përzgjedhësi Gianni De Biasi dhe kapiteni Lorik Cana. “Duhet të luajmë me shumë kujdes në ndeshjen e radhës, të largojmë çdolloj euforie që mund të ketë ekzistuar këto kohë pas fitores së çmuar në Portugali. Po ashtu, kërkoj prej lojtarëve që të mos mendojnë për ndeshjen ndaj Serbisë”, ka thënë De Biasi…(Arena)