Mobi Casa

Për fatin tonë të keq!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Shefik Sadiku – Na u shurdhuan veshët duke dëgjuar rrahagjokset e liderëve dhe politikanëve se si do t’i fitojnë këto dhe ato zgjedhje.

Na shpuan timpanin e veshëve vartësit servilë të liderëve duke u çjerrë se si lideri im e jo i yti do ta fitojë pushtetin qendror e lokal.

Na topiten ndjenjat dhe arsyen mediat, televizionet, portalet, rrjetet sociale, analistët se Hasan Hyseni apo Hysen Hasani do ta fitojë qeverisjen katërvjeçare në X apo Y komunën periferike të Kosovës!

POR………POR…..POR….POR….POR !

As liderët, as politikanët, as vartësit e tyre servilë, as institucionet, as mediat, as analistët, MJERISHT, as institucionet shkencore, ndër to, FTKEQËSISHT, as demografët dhe për fatin tonë të keq askush, bash ASKUSH nuk po merret me të keqen tonë që po na rri mbi kokë, si komb, me shpopullimin e tokave shqiptare nga shqiptarët !

Fundamenti

Askush nuk po qan kokën për shndërrimin e fshatrave dhe qyteteve tona në fantazma, që po ndjellin frikë nga mospranja e njerëzve në to!

Askush, bash askush nuk po flet, se jo më të veprojë, për t’i mbrojtur, të paktën, edhe ato pak klasa mësimore që kanë mbetur aty-këtu me 1 e diku me 2 nxënës!

Kështu gjithmonë kanë dashur fqinjët tanë grabitqarë të na shohin ! Kështu, sot, po na shohin.

A ky qenka patriotizmi ynë ? A kjo na qenka atdhedashuria jonë ?

AJME !

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.