Fundamenti

Për familjet me nevojë në Kamenicë shpërndahen 50 pako ushqimore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Përfaqësuesi i “Euro Sky Investment”, Bader Muhamed Alajami, së bashku me organizatën “Qendresa Kosovare”, kanë dhuruar 50 pako ushqimore për Komunën e Kamenicës.

I pari i komunës Qëndron Kastrati, ka falënderuar donatorët duke thënë se po na qëndrojnë afër për t’i mbështetur ata që kanë nevojë.

“Sot pranuam 50 pako ushqimore nga përfaqësuesi i Euro Sky Investment, Bader Muhamed Alajami, dhe organizata “Qendresa Kosovare”. Këto pako u janë shpërndarë familjeve me gjendje të rënduar ekonomike, duke ju dalë në ndihmë edhe gjatë muajit të Ramazanit. Faleminderit të gjithë donatorëve që vazhdimisht na qëndrojnë afër, për t’i mbështetur të gjithê ata që kanë nevojë, si dhe kolegët nga Qendra për Punë Sociale, për punën e palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshëm”, ka thënë ai.

GRANDEMALL

Shefi i kabinetit të kryetarit, Meriton Ramabaja, së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Suna Zajmi, si dhe udhëheqësin e Qendrës për Punë Sociale, Rifat Hajdari, duke falënderuar donatorët që edhe në këtë kohë po e mbështesin Komunën e Kamenicës, i kanë pranuar këto pako ushqimore.

Ata së bashku me zyrtarë të tjerë nga QPS i kanë shpërndarë këto pako ushqimore tek familjet në nevojë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.