FITORJA

Për ditëlindjen e Agim Ramadanit, në Gjilan vendoset piktura gjigante e tij

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Muhamet Ajrullahu pronar i kompanisë “AR – Katana” i cili është edhe ideator dhe sponsor i punës tha për rajonipress se piktura gjigante e punuar nga Besart Gashi do të vendoset tek sheshi në qendër të qytetit, dhuratë kjo për Gjilanin dhe qytetarët e saj enkas nga unë tha ai.

“Agim Ramadani është i krejt Kosovës sepse Agimi mbrojti kufijtë e shtetit të Kosovës dhe ne sot po kujdesemi që qyteti i Gjilanit me të gjitha mundësit e saja ta ketë prezent çdo figurë, pikturim apo punim që lidhet me luftën që ka bërë Agimi”, kështu shprehet Muhamet Ajrullahu pronar i kompanisë “AR – Katana” e cila emrin e ka marrë pikërisht nga respekti për Agimin dhe luftën heroike që ka zhvilluar në Koshare.

Më 3 maj 2019 pikërisht për ditëlindjen e Agim Ramadanit, Muhamet Ajrullahu është kujdesur që Gjilanin ta stolis me një pikturë gjigante të Agimit, si dhuratë kjo enkas nga ai dhe kompania e tij. Punimi ka 276138 gëzhoja plumbash.

“Unë jam ideator dhe sponsor i punimit kurse punëkryes është Besart Gashi nga Drenica, piktura vendoset për Ditëlindje të Heroit AGIM RAMADANI më datën 03.05 2019 te Sheshi, te objekti i zyrës së prokurimit mbi shkallët emergjente, këtë punim gjigant u`a kam bërë dhuratë qytetarëve gjilanas” u shpreh Ajrullahu.

FIDANISHTJA

Muhamet Ajrullahu thotë se është i lidhur shumë me emrin e Agim Ramadanit.”E kam njohur qysh kur isha fëmijë dhe kemi qëndruar bashkë në ditë të mira e të vështira. Agimi na e la Kosovën e çliruar dhe amanetin që ne të kujdesemi për të dhe ky aktivitet është më i vogli që mundemi ta bëjmë për ta nderuar meritueshëm figurën emblematike të kolosit dhe të heroit të pavdekshëm Agim Ramadani” tha Ajrullahau.

Ajrullahu tha se është i nderuar dhe njëkohësisht i privilegjuar që ky punim do ta jeheshojë tërë Gjilanin.

Ajrullahu tha se në këtë projekt që nga fillimi e ka pasur edhe përkrahjen e Lutfi Hazirit. ”Do ta falënderoja kryetarin Haziri për bashkëpunim i cili me të vërtetë mi ka mbajtur dyert hapur edhe për çështjen e së drejtës së vendimmarrjes në vendin më të përshtatshëm si dhe çështjes së shtatores meritore” tha Ajrullahu.
/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.