Eko Higjiena

Për çka shërben Drejtoria e Arsimit

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Omer Daku – Kur shikon se si një drejtori e arsimit paraqitet para mediave rreth vizionit dhe punët e mira që po i bëjnë, të mbushet mendja se jo vetëm nga komunat tjera, por ndoshta edhe nga rajoni duhet të marrin si model këtë drejtori. Ka shumë çështje që duhet prekur, por shqetësimi ka të bëj se si një drejtori, respektivisht komunë sa shumë lavdërohen për sukseset e nxënësve që po arrijnë në fusha të natyrave të ndryshme, se sa janë të përkushtuar dhe të kujdesshëm për t’i mbështetur rininë tone, se sa shumë projekte kanë për ti realizuar dhe siguruar vendit tone një të ardhme me perspektive, se kjo rini nuk duhet të braktisë vendin e tyre, ngaqë kjo shoqëri po bën gjithçka që fëmijëve tonë të iu siguron një të ardhme të sigurtë, e shumë e shumë fjalë të mëdha…

Kjo komunë ka shkuar edhe më larg, sepse paska arritur të formojë edhe komision të veçantë me në krye një zonjë SH.K. që do të shqyrtojë kërkesat, respektivisht komision i cili do të përkujdeset për nxënësit e dalluar dhe me rezultate të dalluara si dhe që kanë nevojë për mbështetje, gjegjësisht subvencionime.
Shtrohet pyetja se çka ndodh kur një nxënës i klasës së dhjetë:
– Arrin rezultate të çmuara dhe ka mbi 30 certifikata e mirënjohje
– Arrin të bëhet bursistë edhe në lëndën e kimisë edhe atë të matematikës
– Arrin të vizitohet dhe testohet edhe nga UNIVERSITY OF MICHIGAN dhe të shpërblehet me GOLD certifikate
– Arrin që të përfaqësojë shkollën e Gjilanit dhe të zë vendin e parë në Kosovë në KUIZIN E DITURISË (duke fituar përballë 36 shkollave nga e gjithë Kosova)
– Arrin që komunën e Gjilanit ta përfaqësojë suksesshëm për vite me radhë në garat kombëtare të Fizikës
– Arrin që këtë vit ta përfaqësojë Kosovën në garat Botërore në lëminë e shkencës, respektivisht të Fizikës
– E shumë e shumë të tjera,
Por çka ndodh:
Kur ky nxënës duhet të përfaqësojë shtetin e Kosovës në garat Botërore të Fizikës të cilat do të mbahen në Izrael, atëherë SHOQATA KOSOVARE E FIZIKËS I drejtohet Drejtorisë së Arsimit me kërkesën që ta mbështes edhe nxënësin në fjalë dhe t’ia mbulojë shpenzimet, POR kjo drejtori e “ famshme” nuk gjen kohë që të paktën të kthejë atë email dhe të njoftojë se ka apo nuk ka mundësi të mbështetjes,
Pason kërkesa e radhës në adresë të komunës, por ajo kërkesë qenka “mbështjellur” diku dhe nuk po gjendet se ku ka mbetur (sa qesharake)
Pason dhe kërkesa e tretë në adresë të komunës, ku e njëjta i përcillet Drejtorisë së Arsimit, ku pastaj duhet të qëndrojë një kohë në këtë drejtori, prej ku thuhet se ky nxënës do të mbështetet pjesërisht, por jo në tërësi, por se kjo kërkesë do ti përcillet një komisioni tjetër për vlerësim që qenka emërtuar si komision i ekselencës. Me të kuptuar se ky komision i formuar dhe në krye të tij qenka SH.K. , atëherë ky komision do të mblidhet dhe do të shqyrtojë të gjitha kërkesat, pra edhe rastin konkret. Pas kësaj pyetet ky komision se cili është vendimi i marrur sepse veç jemi të vonuar rreth mundësisë së pjesëmarrjes në këto gara …..
Përgjigjja e tyre është: “ Do të njoftohesh me kohë”, “A stë kanë njoftuar aa … ok do të flas tash dhe do të njoftohesh me kohë”, “do të njoftohesh nesër”,…… etj
Përndryshe përgjigje nuk ka nga askush!!!
Pyetja: A thua ky nxënës nuk paska merituar të paktën respektin, dhe në mos asgjë tjetër, t’i thuhet se nuk po arrijmë të të mbështesim apo edhe ndonjë arsyetim tjetër (të cilin arsyetim vetëm këta njerëz të “famshëm” do ta bënin)
Pra këto lojëra fjalësh, me një drejtori të mjerë dhe me një komision edhe më të mjerë, dhe jo vetëm kaq, mund të kuptojmë ku jemi. Kjo është vetëm një simbolikë në raport me gjendjen në Drejtorinë e Arsimit.

Fundamenti

Por, të gjithë të involvuarit në këto papërgjegjësi të skajshme, ndoshta do t’I ndëshkojë koha, dhe të tillët, a thua, a do të skuqeshin kur dalin para fëmijëve apo nxënësve me qëllim të mburrjes se po bëjnë gjëra të mira.

Kurse, mos të harrojnë se me këto veprime, në mos asgjë tjetër, të paktën ia dalin që suksesshëm, nxënësit e tillë, arrijnë vetëm t’i mbajnë nën stres, të zhgënjyer dhe demotivuar./rajonipress/