RCCOLA

Për bosët e narkotikëve 6 vite burgim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan të enjten është shpallur aktgjykimi ndaj Ekrem Sejdiut, Naser Kryeziut dhe Musa Avdijës. Kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku dënoj dhe shpalli fajtor për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike dhe analoge “me nga 2 vite burgim secilin veç e veç derisa Naser Kryeziu mori edhe 45 ditë shtesë për shfrytëzim të paautorizuar të armës.

Në Gjykatën Themelore në Gjilan të kryesuar nga kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku është shpallur aktgjykimi ndaj grupit të njohur si bosët e mariuhanës.

Mobi Casa

Gjykatësi Hasan Sadiku duke shpallur aktgjykimin tha se Ekrem Sejdiu nga fshati Vërbicë e Zhegovcit me vendbanim në Hajvali, Naser Kryeziu(1991) nga Hajvalia dhe Musa Avdija (1990), nga Hajvalia janë fajtor sepse më 23 janar 2013 pasi paraprakisht i kanë ndarë rolet i pandehuri Naser Kryeziu dhe Musa Avdija kishin blerë substancë narkotike të llojit mariuhanë, me peshë prej 5 kg e cila ishte nisur nga Hajvalia kurse destinacion kishte fshatin Malishevë të Gjilanit.

Sipas aktakuzës të pandehurit ndalen nga policia në Parallovë dhe kapen nga njësiti antidrogë. Gjykatësi Hasan Sadiku duke u bazuar në këto prova shpalli fajtor dhe dënoj
për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike dhe analoge”, me nga 2 vite burgim secilin veç e veç, derisa Naser Kryeziu mori edhe 45 ditë tjera shtesë për veprën penale “armëmbajtje pa leje”./rajonipress/