UBT

Për aktorët e teatrit nuk ka festë e as Bajram

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Sabedin Shahiqi aktor me një përvojë 41 vjeçare është ndier i turpëruar për festen e Bajramit. Sipas tij ka pesë muaj që punëtorët e teatrit nuk kanë marrë paga.

Punëtorët e teatrit të qytetit nuk kanë ditur t`i gëzohen festës së Bajramit. Sabedin Shahiqi i cili ka një përvojë pune 41 vjeçare tha për rajonipress se është ndier keq këtë të diel meqë shumica e aktorëve nuk kanë marrë paga.

Shahiqi tha se fajet për këtë kaos në teatrin e qytetit i kanë përgjegjësit e komunës sepse subvencioni nuk është i garantuar e as i siguruar.”Vetëm gjatë fushatës zgjedhore jemi paguar me rregull. Tani as unë nuk e di a kam apo jo kontratë. Realisht për punëtorët e teatrit nuk ka pasur as festë as Bajram. S`i të festosh kur nuk ke mundësi një drekë për Bajram ta shtrosh në shtëpi”shprehet i revoltuar Shahiqi.

Eco Higjiena

Ai mendon se aktorët e Gjilanit e kanë kryer punën me nder, por janë mungesa e financave që i komplikon gjërat.”Çelësi i zgjidhjes së problemit është tek kryetari i komunës” shprehet ai.

Sipas Shahiqit të gjitha pushtetet nuk po e njohin kulturën,nuk po e kuptojnë dhe po e injorojnë artin. “Mua po më vije çudi nga Qemajl Mustafa i cili sa ishte në biznes privat na përkrahte vazhdimisht e tani kur është në pushtet po e lenë anash artin” tha Shahiqi.

Madje ,Shahiqi thotë se po e ndien vetën keq meqë për 100 vjetorin e Pavarësisë ka pasur mundësi që teatri i Gjilanit ta realizojë një shfaqje kushtuar Idriz Seferit. “Asgjë nuk bëhet pa përkrahje dhe mbështetje materiale” tha i revoltuar Shahiqi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.