Uji Dea

Për 8 ditë u konfiskuan 8 palë targa

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Që nga hyrja në fuqi e ndalimit të qarkullimit në Kosovë të automjeteve me targa të vjetra, të cilat bartin shkronjat e para të qyteteve të Kosovës, janë konfiskuar targat nga 8 automjete.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit të Operacioneve të Policisë së Kosovës, Shefqet Beqaj, ka deklaruar për mediat serbe në Kosovë se numri i targave të konfiskuara është simbolik.

Sipas tij, nga tri palë targa janë konfiskuar në veri të Mitrovicës dhe në rajonin e Gjilanit, ndërsa dy palë targa në Prishtinë, transmeton Radio KIM.

Uji Dea

Ai ka falënderuar qytetarët, të cilët, siç ka thënë ai, e kanë kuptuar dhe maksimalisht po i përmbahen ligjit.

Me vendimin e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, nga 1 qershori i këtij viti, Policia e Kosovës do të konfiskojë targat dhe automjetet të cilat do të hasen duke qarkulluar nëpër rrugët e Kosovës, e të cilat bartin targa të vjetra me inicialet e qyteteve të Kosovës, të lëshuara nga MUP-i serb.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.