Fundamenti

Për 6 muaj 700 pacientë referohen për shërim jashtë vendit

/ 1 minutë lexim
HW

Rreth 700 pacientë kosovarë janë referuar për shërim jashtë vendit ose nëpër klinikat private shëndetësore në Kosovë vetëm brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti, pasi shërbimet e tilla s’kanë mundur t’i kryejnë në institucionet publike shëndetësore, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Klinika e Oftalmologjisë, e Ortopedisë, e Pediatrisë dhe ajo e Onkologjisë prijnë me referime për shërim shëndetësor janë vendit. Ndërsa vendet ku më së shumti pacientët shkojnë për trajtim janë: Turqia, Maqedonia e Shqipëria.

KKVITI

“Gjatë vitit 2019 në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, respektivisht në Programin për Trajtimin Jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, kanë aplikuar 661 persona. Vendet ku më së shumti shkojnë për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, përveç Kosovës, janë: Turqia, Maqedonia, Shqipëria dhe vende të ndryshme të Bashkimit Evropian”, është thënë për “Zërin” nga zyra për informim në Ministrinë e Shëndetësisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.