Mobi Casa

Për 48 plaçkitje, kosovari dënohet me 4.5 vjet burg

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në vitin 1997 atij i ishte njohur azili në Gjermani. Por, sipas gjyqit, nga ajo kohë ai, “profesion të tij e ka bërë krimin”

Gjykata Penale në Liestal (Baselland) ka dënuar një shtetas 33 vjeçar të Kosovës, me 4 vjet e gjysmë burg. Ky dënim ish kamerierit i është shqiptuar për 48 veprat penale, grabitje, të kryera në periudhën në mes të viteve 2008 e 2009 në regjionin e Baselandit.

“Repertori” i vjedhjeve të kryera nga 33 vjeçari ka qenë mjaft i gjerë. Nga arkat, revolet, çeqet, orët, kamerat telefonat mobilë, pasportat e deri te pullat postale. Vlera e gjithmbarshme e gjërave të vjedhura nga ai është rreth 250 mijë franga.

Disa nga vjedhjet e bëra i ka pranuar ndërsa disa të tjera i mvishen pasi që në vendet e kryerjes janë gjetur shenja të ADN-së ose shenjat e këpucëve.

Gjykata nuk ka mundur të konstatojë se ku ka qëndruar i dënuari gjatë viteve 2010-2011. Por dihet se dy fëmijët e tij, dy dhe tre vjeç jetojnë në Austri. Ndërksaq, pas kësaj pauze 2 vjeçare, kosovari ka dalë sërish në sipërfaqe, me ç`rast, pas një përpjekjeje të dështuar për vjedhje arestohet në Arbon të Thurgaut.

Hidromorava

Krahas dënimit me 4.5 vjet burg, ai mbetet borxh edhe për 1 vjet tjetër, për shkakun se në vitin 2006, deri sa po vuante në Cyrih një dënim me 2.5 vjet kishte ikur nga burgu.

I dënuari kishte shkuar si 18 vjeçar në Gjermani, ku, në vitin 1997 i ishte njohur azili. Por nga ajo kohë ai, siç është thënë në vendimin gjyqësor, “profesion të tij e ka bërë krimin”.

Kritikat në opinion për dënimet e buta që po u shqiptohen “turistëve kriminelë” mund të çonin në ndonjë dënim më të rëndë.

Kryesuesi i trupit gjykues ka thënë se ka qenë e mundur të shqiptohej një dënim deri në 15 vjet burg. Por, është parë e arsyeshme që të jepej ky dënim, pra 4.5 vjet e gjysmë burg, aq sa ka kërkuar edhe prokuroria.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.