ARKATANA

Pensionohet Nazmi Musa, Luta e falënderon për punën e mirë që ka bërë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nazmi Musa ish drejto i arsimit në Gjilan është larguar nga kjo detyrë pasiqë ka mbushur moshën e pensionimit. Lutfi Haziri tha për rajonipress se Nazmi Musa do të marrë një mirënjohje në shtator për punën e mirë që ka bërë. Haziri paralajmëron edhe ndryshime tjera derisa thotë se kriter i vetëm do të jetë puna e arritur nëpër drejtori.

Nazmi Musa për shkak të moshës së pensionimit ka lënë detyrën e drejtorit të arsimit në Gjilan. Largimi i tij është komentuar në mënyra të ndryshme, por është vet Lutfi Haziri ai i cili për rajonipress ka sqaruar se arsyeja kryesore që Nazmi Musa ka lënë këtë pozitë është pensionimi i tij. ”Nazmiu është pensionuar kurse ceremonia e falënderimit dhe mirënjohja për punën e tij do të organizohet në shtator. Jam falënderues për punën e mirë që ka bërë, por pensioni është faktori kryesor që ka dal si arsye për ndërprerjen e punës” tha Haziri.

Uji Dea

Edhe Nazmi Musa i kontaktuar për rajonipress tha se vendimi i Hazirit është tejet pozitiv. “Unë jam në pension dhe është mirë që të tjerëve tu lirohet rruga. Kam punuar me nder e përkushtim për çështjet e arsimit dhe jam krenar për punën që kam bërë” tha Musa.

Ndërkaq Lutfi Haziri tha se rishikimi funksional sipas rezultateve të punëve të arritura do të shqyrtohet në fund të gushtit. “Rezultatet dhe mungesat do të diskutohen brenda bordit të Drejtorëve, Kuvendit Komunal, por edhe qytetarëve të Gjilanit. Po afrohet koha për ndryshime e plotësime derisa kriter i vetëm është puna e arritur” tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.