Hidromorava

Pensionohet mësuesi, Fehmi Shabani

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka dhënë një kontribut të çmuar në edukimin e shumë brezave, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në arsim.

Mësuesi Fehmi Shabani ka filluar rrugëtimin e tij në arsim në fillim të viteve të ‘90.
Më 1 mars të vitit 1991, ai nisi punën si mësues klasor në Shkollën Fillore “Liria” në Pogragjë, paralele e ndarë fizike ne Llovcë.

Në vitin 1995, ai vazhdoi kontributin e tij në Pogragjë – Sllubicë, ndërsa nga viti 1997 deri në vitin 2001 dha mësim në paralelen e ndarë fizike në Bilinicë.

Në shtator të vitit 2001 ai jua bashkua stafit të Shkollës Fillore “Thimi Mitko” ne Gjilan, ku punoi deri me 31 gusht të vitit 2010, dhe prej 1 shtatorit të po këtij viti ka qenë pjesë e kolektivit të shkollës sonë, pra Shkollës Fillore “Nazmi Hoxha”.

Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka dhënë një kontribut të çmuar në edukimin e shumë brezave, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në arsim.

Mësuesi Fehmi përveç kontributit të tij në arsim, ka dhënë një kontribut edhe në çështjet kombëtare. Në vitin 1998 ai u bashkua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe gjithashtu ishte bashkëthemelues i Njësitit të UÇK-së në fshatin Pogragjë, ku me përgjegjësi të lartë ushtroi detyrën e komandantit të pamposhtur.

Me përfundimin e luftës së UÇK-së, veprat e tij nuk mbarojnë ngase ai ishte bashkëthemelues i UÇPMB-së deri me përfundimin e demobilizimit në maj të vitit 2001.

Kontributi i tij në dy fushat më të rëndësishme për krijimin dhe zhvillimin e shtetit, pra në arsim dhe luftë për liri, është një shembull i rrallë i përkushtimit dhe sakrificës për atdhe.

FIDANISHTJA

Sot, teksa të japim përshëndetjen e fundit për një kapitull të rëndësishëm të jetës suaj profesionale, ndjejmë përzierje emocionesh për punën e jashtëzakonshme që keni bërë, mirënjohje për kontributin tuaj të çmuar dhe mall nga nxënësit dhe i gjithë stafi i shkollës. Gjatë viteve të punës suaj, ju keni qenë më shumë se një mësimdhënës, keni qenë një udhëheqës i urtë, një frymëzues dhe një mbështetës i pakrahasueshëm për të gjithë ne.

Puna juaj ka ndriçuar mendjet dhe zemrat e shumë brezave, duke pajisur ata jo vetëm me dije, por dhe me vlera që do t’i shoqërojnë gjithë jetën. Ndërsa ne kolegët tuaj do të mbajmë në mend jo vetëm profesionalizmin tuaj të lartë, por edhe urtësinë tënde.

Prandaj, në këtë ditë të veçantë ju urojmë nga zemra që ky kapitull i ri i jetës të jetë i mbushur me shëndet të plot dhe gëzim. Le të jetë ky pensionim një mundësi për të shijuar dhe kujtuar frytet e punës suaj të palodhshme.

Mirënjohje dhe falënderime të panumërta për gjithçka që keni dhënë!

Shkruar nga mësimdhënësja e lëndës Gjuhë shqipe,

Bleona R. Arifi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.