ARKATANA

Pensionohet infermierja e Emergjencës Mevlide Foniqi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mevlide Foniqi ka punuar hiq më pak se 43 vite në Emergjencë dhe është njëra nga motrat më të vjetra dhe më të respektuara. Sevdije Haziri Musliu ka falënderuar motrën Mevlide për kontributin e saj që ka dhënë gjatë gjithë kohës.

Infermierja Mevlide Foniqi ka përjetuar momente dhe emocione të përziera të premtën, ditën e fundit kur ajo duhej të përshëndetej me kolegët e punës. Ajo pas 43 vitesh ka dalur në pension me një bagazh të gjatë të punës së saj.

Mobi Casa

Përgjegjësja e Emergjencës Sevdije Haziri Musliu e ka falënderuar motrën Mevlide për kontributin e saj që ka dhënë për këto vite. “Ne jemi të lumtura qw motra Mevlide do e gëzojë pensionin e saj dhe tani i kthehet familjes pas kaq vitesh stazh si infermiere. Do na mungojë shumë sepse ajo ka qenë një profesioniste e madhe dhe një punëtore e dalluar” ka thënë motra Sevdije.

Kurse vet Mevlide Foniqi është ndier e befasuar nga takimi lamtumirës me kolegët e punës.”Janë momente të përziera sepse edhe mosha e bënë të vetën, por jam krenare që kam punuar dhe ndihmuar shëndetësinë gjilanase për këto 43 vite” tha motra Mevlide./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.