Hidromorava

Pensionohet Habib Arifi, me një karrierë të pasur dhe një nga drejtorët e parë bankar në Gjilan dhe themelues i thesarit në Anamoravë

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Habib Arifi si profesionist i madh e kreu me sukses shërbimin e tij prej profesionisti për dekada të tëra. Tani i pensionuar Habib Arifi me të drejtë ndihet krenar për punën e madhe e të palodhshme, që e ka zhvilluar si drejtori i parë i bankës në atë kohë “Jugobanka” në Gjilan, pastaj si inspektor financiar i arsimit në kuadër të Këshillit për financim në kohën e okupimit, ndërsa pas luftës si zyrtar i thesarit në Prishtinë dhe Gjilan. Më vonë ka kaluar në ATK – Administratën Tatimore – Regjioni Gjilan, së pari si mbledhës i borxheve tatimore, si Inspektor tatimor regjional, si udhëheqës Ekipi i Kontrollit. Habib Arifi tregon edhe detaje interesante gjatë shkollimit të tij, përplasje me Dragan Cvetkoviqin, kohën e luftës dhe shumë zhvillime tjera interesante në rrugëtimin e tij prej profesionisti të vërtetë.

Habib Arifi ka mbushur moshën e pensionimit dhe tani ndihet i lumtur që pas kaq shumë vitesh i gëzohet punës së tij përkushtuese dhe me një ndërgjegje të lartë. Ka punuar me sinqeritet dhe ndershmëri gjatë gjithë kohës dhe është njëri nga ekonomistët e parë në Anamoravë dhe gjithsesi konsiderohet si drejtori i parë në një bankë regjionale.

Nuk e kishte të lehtë kohën kur ka punuar në Bankë dhe as zhvillimet e rrëmbyeshme në kohën e okupimit dhe kohës e luftës.

Ndryshe Habib Arifi ka lindur me datën 28.07.1958 në fshatin Velekincë të Gjilanit, ku edhe ka mbaruar shkollën fillore katër vjeçare në fshat, ndërsa nga klasa 6 e deri në 8 në shkollën fillore ish Vuk Karagjigj në Gjilan, pastaj ka kryer shkollën e mesme Ekonomike 4 vjeçare, në fakultetin Ekonomik në Prishtinë regjistruar në vitin 1977/1978, nxënës i shkëlqyeshëm u regjistrova pa provim pranues.

Habibi thotë se ishte pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981, derisa diplomova në vitin shkurt/ 1982, dhe isha bursist i Bankës “Jugobanka”, natë kohe kisha kontratë kurse banka ishte e detyruar me të marr në punë, edhe pse dëshira ime ishte të punoj në arsim, por pas demonstratave të vitit 1981 ishte problem me punue në arsim.

Mobi Casa

“Fillova në Bankë me 03.03.1982 si praktikantë, me 28.12.1982 hyra në provim profesional, “Afarizëm financiar bankar ” ku kishte 18 provime, kalova dhe mora avancimin referent i ri, pastaj shkova në shërbimin ushtarak në Zagreb të Kroacisë dhe shërbeva 12 muaj, kisha oferta të avancimit që të rri aty, me gradë të kapitenit, por nga dëshira që kisha për vendin tim u ktheva dhe vazhdova punën në Bankë, ku u avancova si referent për çështje ekonomike dhe kreditim. Pas një viti prapë u avancova si Udhëheqës për Likuidatur dhe arkë, me kalimin e kohës, dhe me përvojë, zgjidhem si përgjegjës/drejtor i filialit në Gjilan kjo ishte në vitet mars 1986, vlen të ceket se deri në atë kohë nuk kishte drejtor Shqiptar në organizatat bankare, pra shqiptari i parë drejtor në bankë – e pa besueshme, në mars të vitit 1992 filluan masat e dhunshme nëpër ndërmarrje dhe më shkarkuan, e vendosën serb drejtorin Dragan Cvetkoviq, filluan maltretimet. Ai në punë vjen me qante dhe revole, me qellim që t`i frikësoj punëtoret, kështu vazhdojë një kohë dhe pastaj më suspenduan nga puna në vitin 1993”.

Arifi shpjegon se nga vullneti që sado pak të kontribuoj për vendin tim me ndihmën e shokëve u kyça në Këshillin për Financimin e Arsimit Shqip, ku në cilësinë e Inspektorit financiar, së bashku me shokët grumbullonim mjete për Arsimin komunal të financimit për shkollat Shqipe, ku kemi edhe Shpërblime dhe falënderime.

“Kjo ka ndodh deri në prag të bombardimeve 23.03.1999, janë të pa harrueshme vështirësitë dhe maltretimet nga pushteti i atëhershëm serb. Gjatë kohës së bombardimeve kishim shumë maltretime, nga shtëpia na përzunë serbët dhe ata u vendosën aty, pra në shtëpinë time, diku 65 ditë kanë qen të vendosur në shtëpi, ne ishim në fshatin Malishevë, edhe ai fshat na larguan. Ishim prezentë në vrasjet e dy të rinjve dhe 30 të tjerëve të shtrirë për toke, vazhduam rrugën nga fshati Malishevë drejt Gjilanit për depërtim në Shterpc e Maqedoni, rrugës në të dal të fshatit Livoq kemi pas shumë maltretime sa që vajzës sime në atë kohë 12 vjeçare donin që ta ekzekutonin. Kërkonin para, fillojnë maltretimet pa nda, fal Zotit isha i maskuar, prezent ishte edhe Dragan Cvetkoviq drejtori i Bankës që më suspendoi, maltretimet vazhduan deri në Shterpc dhe kalimi në Maqedoni- kampin Stankovec” rrëfen Habib Arifi.

Pas kthimit në Kosovë fillon punën në Thesar me 26.02.2000 në Prishtinë dhe në Gjilan ku është Themeluar Zyra e Thesarit Regjional në Maj/2000, komunat që janë mbuluar janë: Artana, Kamenica, Gjilani,Vitia, Kaqaniku, Hani Elezit, Shterpca dhe Ferizaj, pastaj Spitali Regjional dhe Spitali i Ferizajit, ku unë isha si Menaxher i këtij regjioni me një qarkullim vjetor mbi 1/4 e buxhetit shtetëror, kjo ka zgjat deri në dhjetor të vitit 2010, pastaj me marrjen e kompetencave nga ndërkombëtaret te vendoret ne kaluam në ATK – Administratën Tatimore – Regjioni Gjilan, së pari si mbledhës i borxheve tatimore, si Inspektor tatimor regjional, si udhëheqës Ekipi i Kontrollit, rrymat e ndryshme/ndërrimet menagjeriale të kthejnë mbrapa si inspektor regjional … dhe ja në fund vjen koha e pensionimit shton Arifi./rajonipress/