Hidromorava

Pensionohet aktivisti i kahershëm dhe zyrtari komunal Ramadan Ajvazi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Zyrtari komunal dhe aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare Ramadan Ajvazi është pensionuar këtë të enjte në ditëlindjen e tij të radhës. Ajvazi ishte një nga aktivistët e rrallë që ndihmoi dhe përkrahu aktivitete të shumta në interes të çështjes kombëtare dhe ishte pjesë e degës së LDK-së në Gjilan, ku ishte përkrahës i madh i rendit dhe ligjit duke përkrahur gjithmonë forcat progresive.

Ramadan Ajvazi pas shumë vitesh punë e aktivitete të palodhura në interes të çështjes kombëtare, në ditëlindjen e tij të 65 ka dalur në pension.

Ajvazi i cili njihet si përkrahës i madh i shumë aktiviteteve dhe organizimeve në interes të Kosovës dhe çështjes kombëtare së fundit ishte zyrtar komunal në drejtorinë e Bujqësisë, pastaj pjesë e kryesisë së degës së LDK-së në Gjilan dhe përkrahës i madh i forcave për rend dhe ligj.

FITORJA

Ramadan Ajvazi pothuajse ka ndihmuar dhe lobuar për shumë organizime e aktivitete në kohën e okupimit të Kosovës nga Serbia dhe luftën e fundit duke ndihmuar UÇK dhe djemtë e Kosovës që luftuan në Luginë e Maqedoni. “Kam punuar gjatë në këto aktivitete edhe ilegale edhe legale dhe asnjëherë s`kam folur për vetën time. Ata që më njohin e din mirë se cili ka qen kontributi im në këtë drejtim dhe jam krenar që isha në ballë të shumë zhvillimeve e aktiviteteve për çlirimin e vendit” shprehet Ajvazi.

Ajvazi gjithashtu ishte edhe zyrtar komunal shumë aktiv në mbrojtjen e natyrës dhe pyjeve në Anamoravë duke u angazhuar vazhdimisht dhe në kontinuitet për ta mbrojtur natyrën e bukur që kanë fshatrat kufitare të Anamoravës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.