RCCOLA

Pensionistët të shqetësuar me informatat se po ndahen deri në 700 euro, Kasumi: S’po e dimë kush e publikoi këtë rrenë

/ 4 minuta lexim

Pensionistët në Kosovë ditëve të fundit kanë rënë pre e disa informatave të pavërteta, duke u kërkuar para në këmbim të përfitimit të një shume të hollash, mëvonë, raporton Ekonomia Online.

Në Organizatën e Pensionistëve të Prishtinës, thonëse nuk e dinë nga kush kanë dal informata të tilla, se Qeveria do të ndajë deri në 700 euro për pensionistët.

Kryetarja e Organizatës së Pensionistëve të Prishtinës, Mybera Kasumi, ka thënë për Ekonomia Online, se edhe ajo ka hasur në informata të tilla të rrejshme, që ka ndikuar më pas që shumë pensionistetë shkojnë në zyrën e saj dhe të kërkojnë të aplikojnëpër këto shuma të parave.

“Kam marrë disa informata për këtë lloj aksioni ose s’po di si ta quaj, unë po e quaj aksion, që nuk e di kush i ka publikuar këto informata të rrejshme dhe me 3 prill Ministria e Financave e ka postuar një postim dhe e kam lexuar që të mos bien në grackë pensionistët në këto informata të rrejshme. Unë kam has në disa njerëz që kanë ardhur më kanë thënë po i qesin 500 euro, para gjysmë ore më thirri një shoqe imja e cila tha se ka dëgjuar se në Mitrovicë po i japin nga 500 euro Qeveria, ku duhet me apliku, nuk është e vërtetë kjo. Dikush thotë 500, dikush 700, e dikush 200, këto janë krejt rrena”, ka thënë Kasumi.

Ajo shton se anëtarësimi në organizatën që ajo drejton bëhet në mënyrë vullnetare, e jo me imponim, siç është bërë thirrje. “Organizata Komunale e Prishtinës është e vetmja organizatë që nuk ka organizuar këtë lloj aksioni,këtu bëhet anëtarësimi njëherë në vit se janë klubet e pensionistëve, këtu është aktivi i gruas ku mblidhen gratë e anëtarësimi është tri herë në vit. Lidhja e Pensionistëve të Kosovës ka dalë me një konkluzion që duhet me qenë anëtarë i organizatës komunale,kur kam ardhur në mëngjes në punë i kam parë rreshtin duke pritur të anëtarësohen. E kam stopuar edhe këtë se këtu bëhet anëtarësimi me vetëdëshirë,jo të obligohet dikush, bëhu anëtarë dhe dorëzojë dokumentet, jo”, ka theksuar ajo.

Uji Dea

Kasumi shprehet e habitur se nga kush kanë dalëinformata të tilla të pavërteta. “E dimë që është kjo rrenë dhe bash kush e publikoikëtë rrenë nuk po mundem me e ditë, bash është kahmë intereson dhe jam duke hulumtuar se kush e bëri,këtë nuk e di. Kam pas një mbledhje të kryesisë me Lidhjen e Pensionistëve, kjo ka qenë diçka tjetër është ashtu në ligj pika 12 dhe 14 sipas inflacionit ka më pas edhe rritje të pensionit, por nëse ka buxhet ashtu shkruan aty, kjo ka qenë dhe nuk ka qenë se Qeveria do t’i jep 500 e 700 euro çdo, është dezinformatë”, thotë Kasumi.

Për këtë çështje, ajo thotë se ka pasur kontakte edhe me deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Kam pas kontakt me një grup parlamentar Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe Mimoza Kusari-Lila dhe kemi biseduar për këtë dhe me kanë thënë se e kanë plotësuar, por pensionistët e moshuar nuk dinë tëhyjnë të lexojnë, këta ndoshta është dashur të dalinme deklaratë edhe në media, tash gazeta nuk po ka që ta lexojnë, me dalë me një deklaratë. Unë vetë e kam lexuar dhe e kam shpërnda që ta lexojnë gratë dhe tëshohin çka ka shkruar Ministria. Me kanë pyet dhe unë e kam stopuar, iu kam thënë mos vraponi me i ndreq këto letra”, ka theksuar Kasumi.

Ministria e Financave, të enjten sërish u ka bërë thirrje të gjithë përfituesve të skemave pensionale qëtë kenë kujdes ndaj informatave të rreme që po qarkullojnë.Sipas MFPT, këto njoftime mund të përbëjnë skema mashtruese apo edhe tendencë për keqpërdorimin e të dhënave personale të pensionistëve.