Eko Higjiena

Pensionistët gjilanas protestojnë masovikisht

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nën sloganet “Duam djersën tonë”, “Duam barnat tona”, “Realizoni premtimet tona” është mbajtur protesta e organizuar nga Koalicioni i Pensionistëve gjilanas i cili është përkrahur masovikisht nga moshat e vjetra.

Sindikata e pensionistëve gjilanas e përkrahur edhe nga Koalicioni i pensionistëve ka mbajtur të premten një protestë në shenjë pakënaqësie ndaj organeve qeveritare dhe parlamentare të Kosovës.

Muharrem Bajrami kryetar i degës së Sindikatës së Pensionistëve dhe të Invalidëve të Punës në Gjilan,tha se kjo protestë po mbahet për shkak se po mungon vullneti i institucioneve të Kosovës për zgjidhjen e kësaj çështjeje.”Ne po anashkalohemi e privohemi nga e drejta e jonë legjitime për sigurim pensional dhe invalidor,derisa vetëm Gjilani i ka mbi 4000 pensionistë dhe invalidë të punës” tha Bajrami para protestuesve të mbledhur para teatrit të qytetit..

Mobi Casa

“Të flasësh për këtë kategori duhet të jesh nën lëkurën e tyre e ta përjetosh gjendjen e tyre”, ka thënë Bajrami, duke shtuar se nuk po mungon vullneti i sindikatës që kjo çështje të zgjidhet, por sipas tij, po mungon vullneti dhe angazhimi i institucioneve.
Muharrem Bajrami, ka thënë se organet e vendit duhet ta kuptojnë këtë gjendje e të angazhohen që ta përmirësojnë atë. “Heshtja jonë nuk ka më kuptim derisa të realizohen të gjitha të drejtat tona të garantuara edhe me ligjet ndërkombëtare”.

Bajrami ka shtuar se pensionistët nuk e kanë merituar këtë përbuzje.”Kemi dhënë gjithçka nga vetja vetëm për të pasur një Kosovë të lirë dhe një shtet ku sundon rendi e ligji Ata politikanët tanë janë pasuruar e po pasurohen çdo ditë kurse kërkesat tona për të mbijetuar as që po i marrin parasysh” ka thënë Bajrami.

Kreu i pensionistëve gjilanas mendon se kjo protestë do të jetë paqësore,por nëse reagimi i pushtetarëve është i mangët apo i vonuar atëherë protesta mund të radikalizohet”. Protestuesit janë shpërndarë të qetë dhe nuk ka pasu incidente./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.