FITORJA

Pensionistët gjilanas ndihmohen në muajin e solidaritetit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Muharrem Bajrami kryetar i sindikatës së pensionistëve dhe invalidëve të punës tha se në muajin e Ramazanit do të ndihmohen mbi 150 familje me veshmbathje dhe gjëra ushqimore.

Pensionistët dhe invalidët e punës në Gjilan edhe pse në kushte të rënda,ata dinë ta ndihmojnë njëri tjetrin në ditët më të vështira. Muharrem Bajrami kryetar i SPIP tha për rajonipress se për këto katër vite kanë pasur mundësi që të ndihmojnë mbi 200 familje të kësaj kategorie.

Bajrami tha se tani kur janë në muajin e Ramazanit pritet t`i ndihmojnë edhe 150 familje me veshmbathje,miell,vaj,pasul,patate e gjëra tjera të domosdoshme për një familje pensionere.

Hidromorava

Sipas Bajramit festa e Bajramit, por edhe muaji i Ramazanit do të ishte i papërballueshëm sikur në këtë kohë mos të kishin përkrahjen e shumë njerëzve solidar dhe donatorëve human.

Bajrami sërish kërkon nga bamirësit që edhe në muajin e Ramazanit ta ndihmojnë pensionistin e pakrah dhe të përbuzur nga shteti dhe institucionet kosovare.”Ne e dhamë mundin,kontributin,djersën dhe bëmë gjithçka për këtë vend,e në fund mbetem të mjerë e në harresë nga të gjithë” u shpreh Bajrami./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.