ARKATANA

Pensionistët enden sporteleve për të dëshmuar se janë gjallë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ndonëse disa kategori pensionistësh, siç janë ata kontributdhënës, me kontribut të pjesshëm dhe pensionet familjare, janë liruar nga detyrimi për paraqitje çdo gjashtë muaj, shumë prej tyre nga frika e humbjes së pensionit vazhdojnë të paraqiten në zyrat e Departamentit të Pensioneve.

Pas shfuqizimit të neneve që obligonin të gjithë pensionistët të paraqiteshin në qendrat e pensioneve nga Gjykata Supreme, Ministria e Financave ende nuk e ka zbatuar plotësisht këtë vendim, duke krijuar konfuzion tek kjo kategori qytetarësh.

Nezir Musliu, kryetar i Sindikatës së Pensionistëve në Prishtinë, thotë se edhe vetë kishte dilema nëse duhej të lajmërohej apo jo. Sipas tij, edhe pse disa kategori janë liruar, është e padrejtë që të tjerët të vazhdojnë t’i nënshtrohen kësaj rregulle.

“Isha në dilemë a duhet të lajmërohem apo jo. Nga mediat mësova se duhet të paraqitem. Këtu më thanë se lirohen vetëm kontribuuesit me përvojë pune. Invalidët dhe të moshuarit nuk do duhej të lajmëroheshin çdo gjashtë muaj, është shumë e padrejtë. Ka raste të rënda në Prishtinë, kur pensionistët janë në shtrat dhe nuk mund të lëvizin. Kërkohet dëshmi mjekësore ose vërtetim pse nuk paraqiten. Është e padrejtë. Qeveria duhet të gjejë zgjidhje – ose një herë në vit, ose ta heqë krejt këtë detyrim.”, tha Musliupër rtv21.

Fundamenti

Të njëjtat shqetësime i kanë edhe pensionistë e tjerë. Lajmërimi çdo gjashtë muaj u krijon veçanërisht probleme shëndetësore.

Televizioni 21 ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Financave lidhur me zbatimin e këtij vendimi, por deri në momentin e transmetimit të raportit nuk kemi marrë përgjigje.

Këto vendime gjyqësore dhe ndryshime administrative kanë lehtësuar paksa disa kategori pensionistësh, por zbatimi dhe informimi i qytetarëve mbet sfidë, pasi po krijon paqartësi dhe pasiguri te përfituesit e pensioneve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.