Pensioni i veteranit, sa paga minimale

Lartësia e shumës së pensionit të veteranit të UÇK-së do të jetë sa paga minimale në Kosovë. Ka bërë me dije kryetari i OVLUÇK-së, Muharrem Xhemajli.
Ai ka treguar për “Epokën e re” se në këtë projektligj parashihet që pensioni i veteranit të mos jetë më i ulët se paga minimale.
Xhemajli u ka bërë thirrje deputetëve të jenë të unifikuar sa i përket Projektligjit për Veteranët dhe ta miratojnë atë deri më 10 mars.