Mobi Casa

Pengesat në sheshin e Gjilanit janë bërë të domosdoshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Skender Berisha – Pengesat në sheshin e qytetit të Gjilanit siq duket janë bërë të domosdoshëm, sa për të ngadalësuar lëvizjet me shpejtësi të trotinetëve elektrik dhe biçikletave, e që janë bërë makth për qytetarët që dalin për sheti, por edhe me fëmijët e tyre.

Jo rrallë ndodhë që përplasja me qytetarë nga trotinetët elektrik, që ngasin me shpejtësi sjell aksidente dhe trauma tek fëmijët.

Është i papranueshëm ky ritëm i rritjes së ngasjes në shesh të trotinetëve dhe biçikletave me shpejtësi.

Organet e rendit asnjëherë nuk janë prezentë në këtë pjesë të qytetit ku frekuentojnë mijëra qytetarë nga mëngjesi e deri në orët e vona.

Uji Dea

E vetmja alternativë siç duket ka mbetur, të vendosen pengesa që pengojnë lëvizjen e trotinetëve elektrik dhe biçikletave me shpejtësi, por që nuk janë pengesë për lëvizjen e lirë të qytetarëve (këmbësorëve).

Edhe vendosja e shenjave të ndalesës në hyrje dalje, për mjete që lëvizin me shpejtësi do të ndihmonte gjendjen kaotike.

Pengesat e ulëta që pamundësojnë lëvizjen me shpejtësi të çfarëdo mjeti, për një periudhë, do të jepnin sinjalin se nuk lejohet shpejtësi në këtë pjesë, dhe më pas të
rishikohet heqja apo vazhdimi i këtij vendimi.

Vendimet do të duhej të jenë në dobi të qytetarëve që frekuentojnë këtë pjesë të bukur të qytetit dhe mos të lejohet të nëpërkëmbet nga secili që i teket mëngjes dhe mbrëmje. Gjithashtu të largohen nga mesi i sheshit edhe vendosja e lojërave që pengojnë lëvizjen e lirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.