Fundamenti

Penda e Kremenatës dhe e Desivojcës po bëhen realitet, Kamenica e zgjidhë problemin e ujit të pijes

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Nënkryetari i Kamenicës z.Valon Maliqi, dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj.Albena Reshitaj gjatë një takimi të zhvilluar ditë më parë kanë konfirmuar se tashmë janë ndarë mjetet për të bërë studimin e fizibilitetit për Pendat e Kremenatës dhe Desivojcës.

Ky studim po mbështetet nga qeveria hungareze e cila ka shprehur gatishmërinë që ta mbështes financiarisht edhe ndërtimin e pendave me të cilat zgjidhet përfundimisht problemi i ujit të pijes në Kamenicë.
“Mungesa e ujit të pijes në Kamenicë është shqetësim i Ministrisë sonë dhe i qeverisë së Kosovës, kjo çështje është adresuar në ditët e para të punës sonë në ministri dhe po punojmë që ky projekt të filloj implementimin e vet në muajt e parë të vitit 2018” tha Ministrja Reshitaj.

Mobi Casa

Valon Maliqi, nënkryetar i Kamenicës e ka falënderuar Ministren Reshitaj për angazhimin e saj dhe të zëvendësministrit Fatmir Matoshi, që çështja e ujit në Komunën e Kamenicës të zgjidhet përgjithmonë.

Ky projekt kap vlerën prej 33.605.000,00 eurosh nga të cilat rreth tre milionë janë për punët përgatitore dhe 29 milion për ndërtimin e pendave të ujit./rajonipress/