RCCOLA

Pellazgët, mysafirë nderi në Universitetin e Lozanës

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Konferenca e Mathieu Aref mbi Pellazgët mbush auditorin universitar

Në prezencë të mbi se 300 personave, të pasionuar të historisë dhe kuriozë, më ditën e premte 12 tetor 2012, në Universitetin e Lozanës, u mbajt konferenca e Mathieu Aref, specialist i civilizimit grek. M. Aref e zhvilloi tezën se civilizimi Micienik i kohërave të leshta (-1200-800 para erës sonë) është një civilizim Pelazgjik dhe se helenët i kanë marrë nga ata hyjnitë si dhe elementet e civilizimit.

Është po kjo tezë e cila është mbrojtur nga Profesor Aref në janar të këtij viti, para një jurie eminente në Sorbonë, dhe ku ai ka marrë titullin Doktor i historisë dhe i civilizimit grek.

Z. Aref e pati mbajtur konferencën e tij të parë mbi këtë temë në Universtitetin ndërkombëtar profesional René Cassin në Lyon, nën udheheqjen e shoqatës Bashkimi Shqiptari, e kryesuar nga Arban Bislimi.

Mbi këtë temë, një dokumentar dhe disa shkrime ishin realizuar nbë atë kohë nga ekipi «Bicephale production» në kantonin Vaud. Mirëpo, historia nuk pati mbetur aty. Nga ky bashkëpunim shumëvjeçar mes Lyonit në Francë dhe Kantonit Vaud, lindi ideja e krijimit të një dege në Zvicër: një bashkëpunim intelektual, kulturor dhe shoqëror transnacional kishte lindur.

Promovimi i Mathieu Aref në Lozanë, në bashkëpunim me shoqatën e studentëve shqiptar në Universitetin e Lozanës “Bashkim Shqipar”, ishte një rast i mirë për lansimin e degës zvicerane të shoqatës “Bashkimi Shqiptar” dhe ku Blerim Osmani dhe Arber Beqa ishin bletat punëtore.

Ky aktivitet i përbashkët e prezantoi komunitetin shqiptar nën një prizëm shumë pozitiv. Gjatë tërë konferencës, në amfiteatrin shëndëruan vlerat e hapjes të së menduarit, të debatit, të demokratizimit të kulturës dhe të edukimit. Gjatë kësaj mbrëmje, ishin prezentë personalitete shqiptare dhe zvicerane, kurioz dhe të pasionuar nga të gjitha horizontet, dhe ndër ta ishin Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Z. Memet Elezi si dhe historiani shqiptar Ramadan Pllana.

Hidromorava

Në konferenca e Mathieu Aref përzihej lokalja dhe globalja, historia dhe kultura, e kaluara dhe e tashmja, shqiptarë dhe zviceran, studentë dhe ndërmarrës, të pasionuar dhe kurioz, nën një sinkretizëm të çuditshëm rreth vlerave humaniste. Ajo jo vetëm se i nderoi pelazgët e vjetër dhe komunitetin shqiptar, por edhe Universitetin e Lozanës dhe kulturën, dhe ate sikurse ndaj të pasionuarve që ishin prezent si dhe cilësisë të prezantimit dhe debatit.

Duke u ndier i pasuruar dhe krenar, amfiteatri i madh aplaudoi dhe brohoriti gjatë Doktor Mathieu Aref, i cili ndihej personalisht i prekur dhe thellësisht i emocionuar. Organizatorët dhe më të pasionuart e vazhduan mbrëmjen deri vonë në mbrëmje.

Përpos karakterit global të evenimentit, afërsia, përzemërsia dhe mikpritja e Shqiptarëve nuk kanë munguar gjatë këtij evenimenti. Sikurse e don tradita, organizatorët kishin përgaditur, me ndërgjegje dhe me shije, një byfe të shkëlqyeshëm mbi mësalla të kuqe.

Ky eveniment i jep një goditje shumë ideve mbi Greqinë antike, por edhe mbi Pelazgët modernë, shqiptarët, të cilët mendojnë konsiderohen vetvetiu se janë më pak mirë të organizuar se sa janë në realitet.

Të shpresojmë se studentët shqiptarë si dhe rinia në përgjithësi do të na ofrojnë raste tjera ta prezantojnë kulturën shqiptare nën një dritë më të mirë, dhe se do të vazhdojnë ta përfaqësojnë këtë bashkësi si dhe kulturèen, edukimin si dhe demokratizimin e mësimit dhe të arritjeve shkollore përmes meritës. Bashkë-organizatori i kësaj tribune, Labinot Bislimi, nuk mungoi të preçizojë se kjo mbrëmje përfundoi me një notë pozitive si dhe me ndjenjen e detyrës së kryer.

Me rastin e 100 vjetorit të pamvarësisë së Shqipërisë, mbajtja e kësaj konference me karakter shkencore, dukej të ishte mënyra e vetme për të tejkaluar të gjitha tensionet fetare, politike dhe shoqërore, të cilat e kanë shënuar aq thellë popullin shqiptar në përgjithësi. Dhe së fundi, kjo konferencë iu afrua këtij objektivi me elegancë.(albinfo.ch)