Hidromorava

Peci: Opozita heziton ta bëjë qeverinë për shkak të Asociacionit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka folur për formimin e institucioneve të reja pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Peci tha se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës e kërkon postin e kryeministrit do të bëjë një precedent jo të mirë, i cili mund t’i kushtojë në të ardhmen.

“Kjo për shkakun se në të ardhmen nëse do t’i fitonin zgjedhjet dhe tjerët thonë jo s’bën se na duhet me pas kryeministrin”, tha Peci për RTV21.

Sipas tij është e rëndësishme që aktualisht të kuptohet momenti politik.

ARKATANA

“Hezitimi për themelimin e qeverisë nga opozita është elefanti në dhomë dhe ai është Asociacioni”, u shpreh Peci, duke shtuar se kësaj çështje nuk mund t’i iket.

Ish diplomati Peci tha se, pas certifikimit të zgjedhjeve, edhe nëse thirret mbledhja konstituive mund të ndodh që mos të konstituohet Kuvendi.

“Lëviza Vetëvendosje mund të thotë se derisa s’na je neve Gjykata Kushtetuese vendimin ne nuk e propozojmë kryetarin e Kuvendit të Kosovës e kështu me radhë. Tash mundemi me i pa tendencat se a është zvarritje e procesit”, tha Peci.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.