Mobi Casa

Peci: Nëse nuk zgjedhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje – ky s’është kërcënim!

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, njëherësh njëri nga kryetarët e Guxo, është deklaruar lidhur me çështjen e presidentit, temë kjo shumë e përfolur pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe mundësisë për një tjetër proces zgjedhor në muajin mars.

Peci i prerë tha se nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin ta zgjedhë presidentin e shtetit më 4 mars, vendi do të shkojë në zgjedhje.

Kur u pyet nëse mund të quhet kërcënim kjo deklaratë e thënë edhe nga kolegët e tij të koalicionit, ai e kishte një përgjigje.

“Çështja e presidentit, ajo që dihet me saktësi, me datën 4 mars, në rast se Kuvendi i Kosovës nuk e zgjedh presidentin/presidenten, vendi shkon në zgjedhje me automatizëm. Ky nuk është kërcënim, veç po konstatoj në aspektin kushtetues dhe ligjor. Nuk është kërcënim. Kuvendi i Kosovës duhet me zgjedh presidentin ma së largu me datën 4 mars. Në rast se më 5 mars, Kosova s’ka president të votuar në Kuvend, me automatizëm, shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Peci në Klan Kosova.

Uji Dea

Megjithatë, Peci u shpreh se presidenti do të zgjedhet dhe skena politike do të arrijë ta zgjidh këtë krizë, siç e quajti ai.

“Unë personalisht besoj se kena me zgjedh këtë krizë, fort besoj. Unë vec e tregova atë që është sfidë për Kosovën. Ky është konstatimi, që duhet me qenë të gjithë të vullnetshëm me zgjedh presidentin.Unë i kom pa disa përfaqësues të partive politike, prej LDK dhe AAK, që kanë me jep kontribut pas zgjedhejeve, mos me lanë Kosovën pa institucione. Politika pa bisedime nuk shkon hiç. Bisedime, negociata, kompromise…”, shtoi tutje.

Se a do të jetë Vjosa Osmani presidente, Peci tha se çështja është në duart e Osmanit dhe Kurtit.“Cështja përcaktohet në takimin Vjosa – Albini dhe gjithçka qartësohet.”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.