ARKATANA

Peach pas takimit me Kurtin: Dhashë mesazh të qartë, veprimet e qeverisë e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Emisari britanik, Stuart Peach ka dalë me një deklaratë publike pas vizitës në Kosovë, duke thënë se veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës kanë shkaktuar pasoja dhe ia kanë dëmtuar imazhin ndërkombëtar dhe reputacionin te aleatët.

Ai ka thënë se Britania e Madhe ka qëndruar pranë Kosovës dhe do të vazhdojë të qëndrojë edhe tani, por ka shprehur qëndrimin e tij se kjo qasje e qeverisë, do ta vështirësojë situatën.

“Kjo është vizita ime e katërt në Kosovë dhe po ndodh në një kohë të vështirë. Kam takuar Kryeministrin Kurti si dhe Zëvendëskryeministrin Gërvalla Ministrin e Mbrotjes Mehaj, KFOR-in dhe Ambasadorin Hovenier. Në takimin me Qeverinë, kam përçuar një mesazh shumë të qartë: verpimi i Qeverisë së Kosovës për të imponuar vendosjen e kryetarëve në objektet komunale me forcë, ishte i pamatur dhe ka shkatuar pasoja të dëmshme. Është e nevojshme që të gjitha palët të angazhohen për de-eskalim”, ka shkruar Peach.

Uji Dea

Ai ka thënë se nga bisedat me homologët në Uashington dhe Bruksel ka kuptuar se Kosova është dëmtuar si për nga imazhi, ashtu edhe te reputacioni që e kishte te vendet e aleate.

“Po vështroj me kujdes ngjarjet dhe po bisedoj me homologët në Uashington, Bruksel dhe përtej. Këto diskutime e kanë bërë të qartë për mua se këto ngjarje kanë dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe reputacionin e saj te aleatët. Britania e Madhe ka qëndruar pranë Kosovës në kohëra të mira dhe të këqija si mike dhe mbështetëse dhe do të vazhdojë kështu, por veprimet e njëanshme vetëm sa do të përkqeësojnë situatën”, ka shkruar në fund Peach. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.