PDSH koalicion qeverisës me RD e BDL në Preshevë

Tri forca politike të prirura nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të përbëjnë koalicionin qeverisës në komunën e Preshevës.

PDSH e cila fitoi bindshëm në zgjedhjet lokale të 6 majit ka ftuar për bashkëqeverisje dy partitë e vogla Rilindja Demokratike dhe Bashkimin Demokratik të Luginës (BDL), subjekti politik që ishte kundër PDSH-së dhe në koalicionin zgjedhor me PVD-në të Riza Halimit, njofton Ina.

Siç mësohet nga burime për INA, BDL dhe kryetari i saj Skender Destani braktisën koalicionin me PVD për të qenë pjesë e pushtetit me PDSH-në dhe se kjo parti në bazë të një marrëveshje ka siguruar një përfaqësim të ulët në nivelet e pushtetit lokal në Preshevë.

Në kuadër të koalicionit është përfshirë edhe RD, partia aleate e PDSH-së, e cila do të ketë një pozitë më të preferuar në koalicionin bashkëqeverisës.

Këto parti kanë firmosur parakontratën e bashkëveprimit në nivel institucional komunal dhe pritet zyrtarizimi i saj në konstituimin e organeve të reja komunale. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).