Eko Higjiena

PDK’në dhe LDK’në i ndajnë vetëm 0.5 për qind, sipas një sondazhi të fundit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

29.05 përqind e të anketuarve kanë thënë se do ta votojnë PDK’në, derisa 29 përqind LDK’në. Sondazhi është kryer përpara krijimit të Nismës për Kosovën, çka nënkupton se PDK sot mund të ketë një mbështetje akoma më të vogël.

Një organizatë me renome ndërkombëtare që ndihmon partitë kosovare në demokratizimin e tyre, ka kryer një sondazh për nevoja të mekanizmave ndërkombëtarë në Prishtinë.

Sondazhi është kryer një muaj më parë dhe të dhënat e nxjerra flasin për një rezultat të përafërt të dy partive kryesore në vend, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike.

Gazeta Express ka arritur ta sigurojë këtë anketë, dhe rezultati është ky.

Hidromorava

Në pyetjen se cilën parti do ta votonit po të mbaheshin sot zgjedhjet parlamentare, 29.05 përqind kanë thënë PDK’në, derisa 29 përqind janë shprehur se do ta votonin LDK’në.

Partitë tjera, ndërkaq, ruajnë pak a shumë të njëjtat përqindje sikurse edhe në zgjedhjet e fundit.

Sondazhi është kryer përpara se Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi ta zyrtarizonin partinë e tyre, Nismën për Kosovën.

Ndryshe, sipas sondazhit, Hashim Thaçi është lider më i besuar sesa Isa Mustafa, pavarësisht se shumica e të anketuarve janë shprehur në favor të ndryshimeve ne qeverisjen e vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.