Uji Dea

PDK vija të kuqe LVV-së: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku është analizuar performanca zgjedhore, angazhimi i strukturave dhe janë diskutuar hapat e ardhshëm politikë.

Në një konferencë për media, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbi 200 mijë qytetarët që e votuan PDK-në, duke theksuar se ky është rezultati më i mirë i partisë që nga viti 2014.

“Ky rezultat dëshmon rikthimin e besimit të qytetarëve dhe rritjen e fuqishme të PDK-së. Nuk e shohim këtë sukses si një përmbyllje, por si një fillim të ri,” deklaroi Çitaku.

Ajo falënderoi kandidatin e PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamzën, dhe Kryetarin e partisë, Memli Krasniqin, për një fushatë të ndërtuar mbi programin për një Kosovë më të mirë. Gjithashtu, ajo shprehu mirënjohjen për të gjithë kandidatët, anëtarët, aktivistët dhe votuesit e PDK-së.

Duke folur për opsionet e qeverisjes, Çitaku e përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se PDK-ja preferon një bashkëpunim me partitë opozitare.

FIDANISHTJA

“PDK është e gatshme që, me kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamzën, të marrë përgjegjësinë për qeverisjen dhe të çojë Kosovën përpara. Megjithatë, procesi kushtetues duhet të përmbyllet me numërimin e plotë të votave dhe legjitimimin e deputetëve, pas së cilës do të nisin bisedimet për një koalicion të mundshëm,” shtoi ajo.

Çitaku siguroi qytetarët se çdo vendim politik do të merret nga organet e partisë dhe do të jetë transparent për publikun.

Në këtë kontekst, ajo i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të garantojë një proces të drejtë dhe të saktë të numërimit të votave, duke ruajtur integritetin e zgjedhjeve dhe respektuar vullnetin e qytetarëve.

“PDK do të mbetet zëri i qytetarëve, do të mbrojë interesat e tyre dhe do të punojë për një të ardhme më të mirë për Kosovën,” përfundoi Çitaku./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.