PDK: Vazhdon mospërfillja dhe injoranca e pushtetarëve ndaj opozitës

Gjilan – LDK tregoi edhe një here “muskujt” e votës për mbivotim dhe për prishje të harmonisë së punës së komiteteve. LDK është formacion që nuk mëson asnjëherë se ç’është demokracia dhe e drejta politike. Ka mbet po e njëjta LDK, e cila po merret me qasje militantesh e qasje fisnore të ndarjes së resurseve, dhe këtë e argumentoi edhe sot në këtë komitet, me injorancë dhe mospërfillje ndaj kërkesës sonë thuhet në reagimin e anëtarëve të Komitetit të Shëndetësisë nga PDK-ja
Sot, në mbledhjen e parë konstituive të komitetit të shëndetësisë dhe çështjeve sociale, që në rend pune kishte zgjedhjen e kryesuesit të komitetit në fjalë, kryetari i këtij komiteti u zgjodh Imet Rrahmani që ishte propozim i anëtarëve të grupit të LDK-së.
Anëtarja e komitetit të shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Fatbardha Selmani për kryesues të komitetit të Shëndetësisë propozoi Agron Leka, duke e arsyetuar propozimin se pavarësisht që në nuk e kemi shumicën e anëtarëve të komitetit, mendojmë se neve na takon kryesimi i ndonjë komiteti sepse përfaqësimi ynë në organet komunale është reflektim i votës së qytetarëve nga zgjedhjet e fundit.
Nëse në secilin komitet, ne i kemi afërsisht 23% të vendeve (aq sa kemi marrë vota për Asamble Komunale, atëherë 23% të komiteteve duhet t`i kryesojmë ne PDK-ja, nëse duam të respektojmë demokracinë.
Siç e dimë ne, kështu ndodhë edhe në komisionet e Kuvendit të Kosovës, ku shumë Komisione Parlamentare i udhëheq opozita.
Është e drejtë politike e PDK-së sepse këtë të drejtë na e ka dhënë zgjedhësi, dhe si të tilla komitetet janë trupa të kuvendit që duhet të reflektojnë këtë besim si në përbërje ashtu edhe në kryesime.
Selmani i rikujtoi po ashtu grupit të LDK-së, që në fillim të mandatit të kaluar PDK si parti që udhëhiqte u pat ofruar mundësin që të udhëheqin me 26% të komiteteve, dhe këtë gjë ju e keni refuzuar prandaj ne është dashtë që ato komisione t’i plotësojmë në mënyrë të funksionimit të tyre.
Kjo kërkesë e jona nuk u morë parasysh nga kryesuesja e Kuvendit, për të cilën gjë shprehu falënderim për mundësin që ne ua patëm dhënë gjatë qeverisjes së PDK-së.
Kryesuesja e kuvendit bëri me dije që “atëherë ka qenë kohë tjetër, e tash është kohë tjetër”.
Athua çfarë deshi të thotë me këtë mesazh kryesuesja! A do të kemi harmoni dhe konsolidim të institucioneve komunale sikur që kemi pasur gjate qeverisjes së zotit Qemajl Mustafes apo jo?
Komiteti i Shëndetësisë vazhdoi punimet me zgjedhjen e kryesuesit të komitetit, ku në votim me shumicë votash u zgjodh Imet Rrahmani nga LDK, ndërkaq zëvendës kryetari u la të zgjidhet në takimin e ardhshëm të komitetit.
LDK tregoi edhe një here “muskujt” e votës për mbivotim dhe për prishje të harmonisë së punës së komiteteve. LDK është formacion që nuk mëson asnjëherë se ç’është demokracia dhe e drejta politike.
Ka mbet po e njëjta LDK, e cila po merret me qasje militantesh e qasje fisnore të ndarjes së resurseve, dhe këtë e argumentoi edhe sot në këtë komitet, me injorancë dhe mospërfillje ndaj kërkesës sonë thuhet në reagimin e anëtarëve të Komitetit të Shëndetësisë nga PDK-ja./rajonipress/