GRANDEMALL

PDK: Tubim madhështor në fshatin Cërrnicë, mbështetje për Mustafën

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Edhe në fshatin Cërrnicë Qemajl Mustafa është pritur nga një numër shumë i madh i Cërrnicasve, duke i dhënë mbështetje që të gjithë në garën e tre nëntorit dhe duke i dëshiruar punë të palodhur në qeverisje edhe për katër vjet të tjera në krye të Komunës së Gjilanit.

Kryetari Mustafa me këtë rast në Cërrnicë, ka thënë se pritja juaj ishte përherë e ngrohtë për ne, edhe në ato raste kur ne nuk kemi mundur t’ua plotësojmë të gjitha kërkesat, por pritja juaj ka bërë që ne të sjellim investime të reja në këtë anë. “Shumë shpejt do të lidheni me një asfaltim modern të rrugës Cërrnicë Livoç i Ulët, poashtu investimet në arsim, në disa rrugica, ndriçim etj, janë disa nga projektet e mira të realizuara këtu. Ne poashtu kemi investuar edhe në bujqësinë tuaj dhe ajo po lulëzon gjithandej. Investime edhe shumë më të mëdha do të kemi këtu, sepse programi i PDK-së është ai që i jep shumë mundësi qytetarit të Kosovës, ndërsa mbështetja e fuqishme e kryeministrit Thaçi është ajo që unë besoj shumë që pas katër vjetësh nuk do të flasim më për kërkesa të cilat sot i parashtroni ju, sepse ato do të realizohen gjatë këtij mandati të ardhshëm katër vjeçar” ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se besimi juaj për mua është besim të cilin do t’ua kthej me dinjitet dhe me punë të palodhur edhe jashtë orarit por edhe në ditët e vikendit. “Ne edhe në ditën e fundit të mandatit jemi po të njëjtit sikurse në fillim të mandatit. Nuk jemi të lodhur aspak, dhe do të vazhdojmë kështu përpara me investime shumë më të mëdha në arsim, shëndetësi, kulturë, bujqësi, infrastrukturë etj. Shumë shpejt pranë fshatit tuaj do të kaloj autostrada me katër korsi, që do ta ndryshoj vlerën e pasurisë suaj për një përqindje të pakrahasueshme. Ndaj dilni dhe votoni për më të mirin, votoni për më të dëshmuarit tuaj, votoni për jetëgjatësinë tuaj dhe familjeve tuaj, votoni 99 sepse jemi dëshmuar 99%, votoni për fitoren tonë 99%, votoni për të mirën tuaj, të zhvillimit tuaj, votoni për interesin e familjeve tuaja e ajo është Partia Demokratike e Kosovës”.

Nga ana tjetër Ministri i Arsimit Ramë Buja ka thënë se mbështetja për kryetarin Mustafa është ajo që e ka shtyrë të jetë sot në Gjilan dhe t`i bartë përshëndetjet më të ngrohta të kryeministrit Thaçi, i cili nuk ka mundur të qëndroj sot në Gjilan.

FITORJA

Ai ka thënë se mbështetja e ofruar për kryetarin Mustafa nga ana e kryeministrit Thaçi është ajo që dëshmon për zhvillim të Komunës suaj, që dëshmon për rrugën e sigurt dhe të drejt për në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. Ne jemi bashkë, jemi në mbështetje të kryetarit Mustafa, sikur që jeni edhe ju.

Atëherë të vazhdojmë bashkë me kryetarin Qemajl Mustafa për Gjilanin Evropian, dhe për kushtet më të mira për të gjithë ju të nderuar Cërrnicas.

Ndërsa banorët e Cërrnicës kanë thënë se janë mobilizuar që moti edhe para fushatës që edhe një mandat të qeveris PDK, sepse ne të gjithë bashkërisht do ta mbështesim PDK-në dhe kryetarin Qemajl Mustafa thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.