RCCOLA

PDK: Të mos rikthehet dhuna në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me rastin e kërcënimit të sotëm në vend publik, ndaj sekretarit të Degës së PDK në Gjilan, njëherit këshilltar komunal i PDK në KK dhe drejtor aktual i Arsimit në Komunën e Gjilanit, Bujar Nevzati, nga Isa Agushi, edhe ky këshilltar komunal i zgjedhur tash nga radhët e LDK në Gjilan, Dega e PDK në Gjilan, dënon këtë rast dhe kërkon nga udhëheqja e Degës së LDK në Gjilan, respektivisht nga Lutfi Haziri, i zgjedhur tashmë kryetari komune të distancohet nga kjo lloj dhune dhe agresiviteti i shfaqur nga njerëzit e tij, akoma pa u instaluar zyrtarisht në pushtet.

Sipas degës së PDK-së, Bujar Nevzati, derisa po shërbehej në një rrojtore, aty vije Isa Agushi, këshilltarë i zgjedhur tash nga LDK-ja në Gjilan, dhe menjëherë i drejtohet me fjalët fyese e kërcënuese, duke iu drejtuar me fjalët: “Ju jeni hajna, Qemajl Mustafa është hajn, Partia e Hashim Thaçit është hajn dhe do t’ju fusim të gjithëve në burg…”! Pas kësaj, ai me qëllim e zhveshi sakon për t’iu dukur arma në brez…, për të treguar ligësinë e tij…! . Nevzati, këtë rast e ka paraqitur menjëherë në polici ku edhe ka dhënë deklaratën e tij, me ç’rast i ka dhënë policisë edhe emrat e dëshmitarëve të rastit.

I njëjti, Isa Agushi, edhe para dy ditësh, i ka telefonuar zotit Bujar Nevzati dhe me një tonë të ngritur ka kërkuar t’ia uroj fitoren.

UBT

Ne, gjatë qeverisjes sonë, jemi angazhuar dhe kemi punuar qe sa vite, të hiqet kjo dhune dhe kërkojmë të mos rikthehet më dhuna në Gjilan.

Rezultati i fundit i zgjedhjeve për kryetar të komunës së Gjilanit, i cili nxori fitues LDK gjegjësisht Hazirin për kryetar komune, nga ne dhe kandidati ynë Qemajl Mustafa, u pranua publikisht dhe iu urua në mënyrë demokratike dhe civilizuese. Cila pra është arsyeja që fituesi, në këtë rast LDK-ja, të filloj menjëherë (akoma pa u instaluar në pushtet!), të filloj me këtë lloj dhuna ndaj autoriteteve institucionale të PDK-së?!

Nuk ka asnjë arsye që në komunën e Gjilanit të rikthehet dhuna, sepse tranzicioni i pushtetit do të bëhet në mënyrë të qetë dhe dinjitoze, sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës thuhet në reagimin e kryesisë e Degës së PDK në Gjilan./rajonipress/