Uji Dea

PDK: Sulmi mbi xhaminë në Velekincë, sulm ndaj vlerave historike e kombëtare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Aktin e djeshëm kriminal, të kryer nga një person i komuniteti serb, në minaren e Xhamisë në Velekincë, mbi të cilën ishte i vendosur simboli kombëtar shqiptar – shqiponja me dy krerë, e konsiderojmë si sulm ndaj vlerave historike kombëtare dhe atyre fetare të besimit islam thuhet në reagimin e PDK-së.

Vet natyra e aktit, dhe identiteti i kryerësit të veprës, i përcjell me vandalizëm të egër në shkatërrimin e kupolës së minarës, bashkë me simbolin kombëtar shqiptar, lë hapësirë për dyshime në qëllimet djallëzore me prapavijë politike, të qarqeve të caktuara kundër shtetit të Kosovës dhe harmonisë ndëretnike, fetare, kulturore, etj.

Përkundër diferencave dhe rivaliteteve etnike, politike etj, në Kosovën e pasluftës, qytetarët e komunës së Gjilanit, me sakrificë të madhe, kanë arritë, që t`i përmbysin këto diferenca duke i dhënë rast ndërtimit të paqes dhe ruajtjes së saj, për të gjithë, pa asnjë dallim.

United Hospital

Prandaj, duke e dënuar këtë akt kriminal, kërkojmë nga autoritetet e sigurisë dhe të drejtësisë së Republikës së Kosovës, zbardhjen e rastit dhe dënimin e merituar për autorin e veprës, sipas ligjeve të shtetit të Kosovës.

Ndërkaq, besojmë në kulturën dhe kujdesin e qytetarëve tanë për të mos rënë pre e akteve të tilla nxitëse, ashtu siç treguan edhe dje me këtë rast, përderisa institucionet e rendit e të sigurisë po e bëjnë punën e vet thuhet në reagimin e Kryesisë së Degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.