UBT

PDK reagon për parregullsi në procesin zgjedhor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës reagon ashpër ndaj parregullsive të shumta që po ndodhin nga aktivistë dhe komisionerët e LDK-së, të cilët që nga orët e para të procesit zgjedhor po bëjnë trysni tek qytetarët për të ndikuar në votimin e tyre.

Në qendrën e votimit në shkollën fillore “Thimi Mitko” në vendvotimin numër 401X/20R kanë votuar 48 qytetarë ndërsa janë përdorur 50 fletëvotime, ku 2 prej tyre janë zhdukur dhe nuk janë të evidentuara si fletëvotime të dëmtuara. Në këtë vendvotim kryesuesi është nga radhët e LDK-së.

Në fshatin Llashticë LDK-ja e ka shndërruar zyrën e Bashkësisë Lokale në shtab zgjedhor të tyre, e cila gjendet pranë qendrës së votimit, duke i bërë presion qytetarëve për të votuar kandidatin e LDK-së për kryetar të Gjilanit dhe për kandidatët për asamble komunale.

Poashtu edhe në fshatin Livoq i ulët, aktivistë të LDK-së po e pengojnë qytetarin që lirshëm t`i drejtohet qendrës së votimit, sepse po ndalohen që të gjithë nga militantët e subjektit të LDK-së.

UBT

PDK i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Gjilanit, që të mos bien pre e presionit të pushtetit, sepse ky pushtet komunal nga frika e humbjes nuk zgjedhë formë, për të manipuluar kundër vullnetit tuaj.

PDK ka paraqitur ankesat pranë Komisionit Komunal Zgjedhor, duke kërkuar që të merren masat ndaj këtyre parregullsive që janë evidentuar në teren.

Poashtu i bëjmë thirrje publike Policisë së Kosovës që të sigurojnë një proces të rregullt dhe të qetë zgjedhor.
Shtabi Zgjedhor i PDK-së Gjilan
Riad Rashiti

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.