Mobi Casa

PDK: Ramushi duhet të bëhet kryeministër

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Partia Demokratike Kombëtare ka kërkuar nga institucionet e Kosovës të jenë unik dhe parimore sa i përket zgjerimit të koalicionit qeverisës dhe postit të kryeministrit. Sipas tyre, këto institucione asesi nuk gabojnë po qe se merren vesh për kyçjen e AAK-së dhe Ramushit kryeministër në qeverisë e Kosovës.

Sipas kësaj partie, zhvillimet politike në Kosovë rreth ndryshimeve të mundshme në qeverisjen e vendit, i ngjajnë më tepër lojës “ngre e mos këput” dhe po bëhen më tepër nga koalicioni qeverisës për ta mbajtur gjendjen e “status quos”, deri në zgjedhjet e reja.

“Kalkulimet politike se a duhet Ramush Haradainaj të bëhet kryeministër, kanë një matematikë të pastër. Ramush Haradinaj i AAK-së duhet të bëhet kryeministër. Arsyet janë të shumta dhe argumentuese. Kur ishte Ramushi kryeministër e PDK-ja në opozitë, gjërat ishin krejtësisht ndryshe. Ramush Haradinaj, në emër të UÇK-së dhe ushtrive të tjera shqiptarë në hapësirat etnike, pranoi vullnetarisht të shkoj në Tribunalit e Hagës, për të dëshmuar luftën e drejtë të Kosovës për liri, mëvetësi dhe demokraci. Ai, hoqi dorë nga posti i kryeministrit, pa ndonjë zhurmë, protesta e tollovi politike. Shkoi në Hagë si burrat dhe u kthye faqebardh si burrë Kosove. Lidershipi shqiptar një ditë pas manifestimit qendror të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë e priti Ramushin burrërisht si hero kombëtar. Ramush Haradinaj kur u desh të sakrifikohej për Kosovën, ai, u gjend në ballë si në luftë ashtu edhe në paqe”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Partia Demokratike Kombëtare.

Uji Dea

Në komunikatë thuhej se Partia Demokratike Kombëtare, që nga viti 2006 e pat lansuar idenë për një qeverisje të sukseshme kosovare në mes PDK-së, AAK-së, AKR-së, i cili sipas tyre do të ishte një koalicion i qëndrueshëm.

“Nuk është e vërtetë se po u bë Ramushi kryeministër, do të zbehen bisedimet shqiptaro-serbe, do të ngriten tensionet në veri dhe do të ashpërsohet situate në lindje të Kosovës,Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përkundrazi gjërat do të ecin mbarë dhe suksesshëm. Partia Demokratike Kombëtare, kërkon nga institucionet kosovar të jenë unik dhe parimore sa i përket zgjerimit të koalicionit qeverisë dhe postit të kryeministrit. Këto institucione assesi nuk gabojnë po qe se merren vesh për kyçjen e AAK-së dhe Ramushit kryeministër në qeverisë e Kosovës, le të vijë njeriu i duhur në vend të duhur, thuhet mes tjerash në kumtesën e PDK-së, të nënshkruar nga lideri i saj Nexhmedin Saqipi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.