PDK: Qytetarëve të Vitisë po u cenohet e drejta e kyçjes në autostradë
Viti – Dega e PDK-së në Viti reagon dhe shprehë shqetësimet e saj në lidhje me memorandumin e nënshkruar mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Sokol Halitit.
Është e papranueshme që qytetarëve të Komunës së Vitisë ju cenohet e drejta e kyçjes në autostradën (Prishtinë-Shkup), kur dihet rëndësia ekonomiko-sociale e lidhjes së Komunës së Vitisë me këtë autostradë.
Sokol Haliti dhe Ministria e Infrastrukturës kanë nënshkruar memorandumin në kundërshtim me deklaratën e nënshkruar në kuvendin komunal të Vitisë.
Dega e PDK-së në Viti kërkon nga institucionet lokale dhe ato qendrore që rreth 50 mijë banorëve të Komunës së Vitisë t’iu mundësohet qasja në autostradën Prishtinë-Shkup thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Viti./rajonipress/


