PDK: Qeverisjes Haliti po i del punë me varrezat e fshatit Sllatinë e Ulët
Viti – Në fshatin Sllatinë e Ulët me qëllim të shkurtimit të rrugës është bërë devijimi nga rruga e mëparshme dhe është bërë hapja e rrugës nëpër varreza të fshatit gjë e cila ka ngritur shqetësim nga banorët e lokalitetit në fjalë dhe këshilli i bashkësisë islame në Viti. Ne vlerësojmë se ky devijim është i paarsyeshëm dhe në kundërshtim me interesat e banorëve të Sllatinës së Ulët thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Viti.
Siç duket qeverisja Haliti e ka nuhatur humbjen që do i ndodhë në zgjedhjet lokale dhe po vazhdon të punojë në kundërshtim me interesat e qytetarëve.
Edhe pse vonë ftojmë qeverisjen Haliti për reflektim dhe nivel të përgjegjësisë sepse problemet e kësaj qeverisje do i bartin edhe gjeneratat e ardhshme.
Opinionit dhe qytetarëve të Vitisë po i prezantojmë foton nga devijimi i rrugës në fshatin Sllatinë e Ulët thuhet në reagimin e PDK-së dega në Viti./rajonipress/


