UBT

PDK: Qemajl Mustafa ka mbështetjen edhe të të rinjve pa dallime partiake

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në takimin e sotëm të Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan, me qindra të rinj të subjekteve të ndryshme politike, në lagjen “Arbëria”, u tregua mbështetje e fuqishme për vazhdimin e mandatit të kryetarit aktual Qemajl Mustafa – kjo për arsyen e projekteve madhore në funksion të së ardhmes së rinisë dhe të projekteve të kësaj lagjeje.

Të rinjtë e lagjes “Arbëria”, në takim me koordinatorin Ilir Shaqiri, siguruan përfaqësuesit e organizatës rinore të Partinë Demokratike të Kosovës, se do të jenë pjesë e pandashme gjatë aktiviteteve zgjedhore dhe se do të votojnë Qemajl Mustafën për kryetar, për të mirën e qytetit dhe vazhdimin e zhvillimit të tij.

Kryetari i nëndegës së RDK-së në Arbëri, Gëzim Shabani ka rikujtuar punët dhe zhvillimet e suksesshme që janë bërë në Arbëri, nga qeverisja komunale e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit të komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, investime të cilat ua kanë kthyer dinjitetin e merituar banorëve të kësaj lagjeje, të cilët ndjehen pjesë e infrastrukturës së qytetit me shkolla, rrugë, trotuare, parqe e ndriçime moderne.

RCCOLA

Të rinjtë, nuk kanë lënë pa u marrë edhe me krahasimet e qeverisjeve të kaluara me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës, duke folur për projektet madhore të realizuara të cilat duke qenë të parat investime në lagjen “Arbëria”, si të tilla janë të pakrahasueshme!

Më pas koordinatori , Ilir Shaqiri, theksoi se oponenti politik nga njëra anë nuk doli asnjëherë publikisht për një projekt që realizoi për Gjilanin, gjatë kohës që ishte Kryetar i Komunës, Ministër i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, zëvendëskryeministër dhe deputet, sepse nuk kishte bërë asnjë të tillë, ndërsa në anën tjetër përmendi me dhjetëra të tjera për kryetarin aktual Qemajl Mustafa dhe qeverisjen komunale të PDK-së, ndër më të rëndësishmet ishte Universiteti Publik i Gjilanit, projekt strategjik me rëndësi shumë të madhe, duke e bërë qytetin e Gjilanit qendër rajonale universitare, dhe për qendrën rinore e cila është në vazhdën e punimeve ku të rinjtë mund të kalojnë kohën e tyre në aktivitete sportive, aftësime profesionale dhe angazhime të tjera edukative, dhe krejt në fund falënderoi për pjesëmarrjen duke i ftoi të rinjtë për bashkëngjitjen karvanit e fitores së PDK-së me 1 dhjetor thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/