PDK: Punëtorët e Kompanisë Publike “Eco – Higjiena”, në mëshirën e fatit
Gjilan – Tani po bëhen dy muaj dhe tenderi për Shërbime Publike nga ana e Komunës së Gjilanit, gjegjësisht kontrata për mirëmbajtjen e hapësirave publike, ende mbetet e pa nënshkruar. Siç dihet, këtë kontratë deri më tani e ka pasur Kompania “Eco – Higjiena”, për të cilën, shërbimet i kanë kryer mbi 35 punëtorë.
Mos interesimi dhe inferioriteti i Komunës ka shkuar aq larg sa që zyrtarët e saj as që qajnë hallin për fatin e kësaj kontrate apo këtyre punëtorëve.
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik vazhdon me neglizhencë e cila shihet se është pengesë për zhvillimin e Kompanisë Eco – Higjiena, e lëre më të mbrojë interesat e punëtorëve në këtë ndërmarrje.
Zyrtarët komunal, nuk është që s’kanë interesa, sepse kur vije në shprehje çështja e punësimeve të familjarëve të tyre, apo mos të flasim për interesa tjera të përfitimeve ekonomike që kanë në këtë ndërmarrje.
Duke e parë gjithë këtë gjendje rreth fatit të mbi 35 punëtorëve, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kërkon llogaridhënie nga Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Bordi i Drejtorëve nga pjesa Publike, për gjendjen e krijuar dhe pa aftësi totale të tyre për mbrojtjen e interesave të punëtorëve dhe kompanisë në përgjithësi thuhet në reagimin e degës së PDK-së./rajonipress/


