United Hospital

PDK: Prokuroria Themelore të hetojë keqpërdorimin e mjeteve të ndara për subvencione nga Streqko Spasiç

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Kllokotit ka një buxhet tejet të vogël dhe po i Keqpërdor paratë e taksapaguesve të Komunës Kllokotit duke ndarë për Subvencione një shumë kaq të madhe të mjeteve! Paratë e kërkuara nga Kryetari Streqko Spasic në një vlerë kaq të madhe po duket veprim i menduar mirë dhe për qëllime të caktuara të fushatës, dhe këto mjete i shpërndanë pa asnjë kriter ashtu siç i ka shpërndarë deri më sot thuhet në reagimin e PDK-së dega në Kllokot.

Prokuroria Themelore në Gjilan duhet që menjëherë të hetojë dy kërkesat e Kryetarit Komunës Streqko Spasic se si është e mundur që nga 5350 euro për Subvencione, brenda 20 ditëve që i ka kërkuar 5350 euro të kërkoj 21350 euro për Subvencione?

Ky veprim i Kryetarit Komunës Streqko Spasic është i dyshuar dhe nuk mundet të jetë në përputhje me Ligjet e Republikës Kosovës, konkretisht Ministria e Financave dhe Zyra Ligjore e MAPL-së duhet të reflektojnë dhe të analizojnë se si mundet një komunë me buxhet tejet të vogël, me borxhe të mëdha të ndajë ketë shumë të mjeteve për Subvencione pa asnjë destinim të caktuar dhe veçmas kur mbi 6000e këtë vit i ka shpërndarë për Subvencione.

Në Klllokot në vitin 2016 nga buxheti i Komunës Kllokotit 850.000 euro buxheti i komunës janë ndarë 1644 euro për Subvencione.

Në 2017 nga Buxheti i Komunës prej 1.064.000 euro janë ndarë për Subvencione 6644 euro dhe ato janë shpërndarë.

ARKATANA

Kurse Kryetari i Komunës Kllokotit me 23.06.2017 ka kërkuar nga Kuvendi Komunal për Subvencione 5350 euro, kurse pas njëzet ditëve me 10.07.2017 i ka kërkuar nga 5350 euro i ka kërkuar 21350 euro!

Këto mjete sot jan miratuar në Kuvendin Komunal në Klllokot qe mjetet vetanake nga viti 2015, 2016, 2017 të grumbulluara në vlerë prej 154 334 euro i ka ndarë 21350 Euro për Subvencione.

Kjo kërkesë e Kryetarit Komunës Klllokotit po duket punë edhe për Prokurorin sepse këto mjete të ndara për subvencione dhe kaq shumë e madhe e mjeteve është e dyshimtë dhe Ministria e Pushtetit Lokal dhe pastaj Ministria e Financave mundet me konstatuar se është bere gabim dhe nuk mundet mu lejua kjo shumë e madhe e mjeteve për Subvencione dhe Prokuroria duhet të hetojë se si erdhi qe nga 5350 brenda dy javë te i kërkon mbi 21 mijë euro për Subvencione. Shtrohet pyetja si po i shpërndanë këto mjete të taksapaguesve Kryetari Spasic?

Dhe në këtë rast a vlen thënia e tij “Me parat e Taksapaguesve Shqiptarë do të blej vota nga Shqiptarët” thuhet në reagimin e PDK-së dega në Kllokot./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.