PDK: Prokuroria të hetojë shkeljet në Kllokot?
Gjilan – Qeverisja në Komunën e Kllokotit vazhdon t`i shërben vetëm interesave të ngushta të Kryetarit të Komunës z Streqko Spasic duke punësuar militant partiak nëpër pozita kyçe dhe duke bërë punësime mbi baza familjare. PDK dega në Kllokot ka monitoruar edhe disa raste të nepotizmit ku Kryetari i Komunës Streqko Spasic ka larguar njerëz nga puna dhe ka punësuar konkretisht familjar dhe militant partiak!
Kryetari i Komunës Streqko Spasic ka vazhduar me punësime familjare, djalin e ka punësuar në Drejtorin e Kulturës, vllaun e ka punësuar në Shkollën Fillore “Sfeti Sava” si drejtor, kurse djalin e vllaut njëkohësisht si Drejtor të Shkollës, por me sistem paralel!
Partia Demokratike dega në Kllokot gjithmonë ka reaguar për Shkelje të Ligjit nga ana e Kryetarit të Komunës, duke aluduar në keqpërdorim të detyrës zyrtare, dëmtim të buxhetit të komunës dhe mos respektim të vendimeve të këshillit të pavarur mbikëqyrës.
Kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit konkretisht nga Kryeprokurori i Prokurorisë në Gjilan z Jetish Maloku, që të bëj detyrën e tij dhe të mos lejoj ndikimin e Kryetarit Komunës Kllokotit në punën e prokurorëve, pasi kemi shumë raste në të cilat z Spasic ka bërë Shkelje të Ligjeve të Republikës Kosovës dhe për të cilat Prokuroria e juaj i ka mbyllur sytë.
Zotëri Kryeprokuror Maloku;
Si ka mundësi zëvendëskryetari i Komunës Millosh Stojkovic të mos jetë asnjë dit në vendin e tij të punës që nga viti 2014. A nuk e ka dëmtuar Buxhetin e Shtetit?
z Kryeprokurorë? Vlen të ceket edhe emërimi nga ana e Kryetarit Spasic në postin e nënkryetarit për Komunitete në mënyrë kundër ligjore, duke e emëruar në pozitën e nënkryetarit për komunitete Hasan Rashitin.
Hasan Rashiti, pas 5 muajve është votuar në Kuvendin Komunal, ku është shkelur edhe procedura e emërimit në atë pozitë të cilën e rregullon ligji për vetëqeverisje lokale, pra kryetari Streqko Spasic ka emëruar Hasan Rashitin në postin e Nënkryetarit për Komunitete 5 muaj para se ai të votohet dhe të zgjidhet nga Kuvendi Komunal, i njëjti në fjalë ka marr pagë 5 muaj në mënyrë kundër ligjore.
Si ka mundësi që Kryetari i Komunës të mos e respekton Vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës qe dy vite?
Para dy viteve Kryetari Spasic ka larguar nga puna Bozhidar Dejanovic Drejtor i Shkollës së Mesme në Verbovc, kurse Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës ka marr vendim që i njëjti të kthehet në vendin e tij të punës. Kryetari Spasic ka pasur 15 dit afat për ta respektuar Vendimin e Këshillit, por kanë kaluar mbi dy vite dhe nuk e ka respektuar vendimin. Vetëm në këtë rast konstatojmë se Kryetari Spasic ka bërë shkelje të ligjit duke Keqpërdor Detyrën Zyrtare, dëmtim të financave dhe mos respektim të vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës!
Kërkojmë nga ana e prokurorisë që të hetoj dyshimet tona edhe në Drejtorinë e Financave, konkretisht dyshimet tona bazohen në keqpërdorim të financave të Komunës Kllokotit nga ana e Drejtorit të Financave që nga viti 2014 e deri me sot, parat e grumbulluara nga taksapaguesit, qytetarët e Kllokotit që paguajnë për mbeturina apo kontejner, ngrehim dyshimin se ato para po keqpërdoren dhe mjetet e grumbulluara i mbajnë mbi 24 në gjep dhe nuk i hedhin parat e grumbulluara nga qytetaret për kontejner në buxhetin e Komunës.
I nderuar Kryeprokuror Maloku, të dashur qytetarë të Komunës Kllokotit;
PDK dega në Kllokot kërkon vetëm të vihet drejtësi ndaj secilit person që shkel ligjet e Republikës Kosovës, dhe asnjëherë nuk do të bëjmë presion mbi punën e prokurorisë, por vetëm kërkojmë që këto raste të shkeljeve të ligjit të shqyrtohen nga ana e prokurorisë dhe të vihet drejtësi thuhet në reagimin e Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Kllokot./rajonipress/


