Mobi Casa

PDK: Po degradohet mjedisi para syve të pushtetarëve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kjo qeverisje, në njërën anë shtiret se është në shërbim të qytetarëve dhe se është e përkushtuar që të krijoj një mjedis të pastër, ndërsa në anën tjetër u’a mundëson ndotësve të mjedisit degradimin e mjedisit duke u bërë e verbër ndaj tyre. Ndotja e mjedisit në komunën e Gjilanit, lë vend për brengosje, e cila çdo ditë që kalon, bëhet gjithnjë e më rëndë, kur kemi parasysh faktet negative të cilat nuk janë të pakta, lidhur me degradimet e mjedisit, e sidomos të sipërfaqeve tokësore dhe atyre ujore thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.

Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan reagon ndaj qeverisjes komunale për neglizhencë të zbatimit të ligjeve të mjedisit.

Për deri sa drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, deklaron lidhur me pastrimin e lumit “Stanishorka” se kjo është faza e parë në këtë kohë që t’i eliminojmë problemet e paraqitura nga mbeturina të ndryshme dhe nga mungesa e pastrimit të lumit “Stanishorka” për një periudhë të gjatë, në të njëjtën kohë ne i bëjmë me dije atij, se ai dhe pushteti i tij duhet të jetë sy qelë në parandalimin e hedhjes së mbeturinave.

UBT

Haziri, në vend që të apeloj tek qytetarët, që mos të bëjnë hedhjen e mbeturina jashtë vendeve të caktuara për hedhjen e mbeturinave, si dhe t`i informoj ata se çdo hedhje e mbeturinave jashtë vendeve të caktuar për hedhjen e mbeturinave do të dënohet me gjobë mandatore, ai apelon tek qytetarët që të kenë shumë kujdes kur hedhin mbeturinat. Si duket mbrojtja e mjedisit nuk është prioritet i qeverisjes aktuale, e cila bëhet e verbër ndaj ndotësve të mjedisit.

Ndotësit e mjedisit thuajse nuk janë të informuar fare për ekzistimin e gjobave mandatore për hedhjen e mbeturinave në rrugë dhe hapësira publike, pasi që neglizhenca e qeverisjes komunale në zbatimin e ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, u’a mundëson atyre që ata të vazhdojnë tutje hedhjen e pa kontrolluar të mbeturinave në rrugë dhe hapësira publike, pasojat e të cilave do të jenë afatgjata.

Kjo qeverisje, në njërën anë shtiret se është në shërbim të qytetarëve dhe se është e përkushtuar që të krijoj një mjedis të pastër, ndërsa në anën tjetër u’a mundëson ndotësve të mjedisit degradimin e mjedisit duke u bërë e verbër ndaj tyre. Ndotja e mjedisit në komunën e Gjilanit, lë vend për brengosje, e cila çdo ditë që kalon, bëhet gjithnjë e më rëndë, kur kemi parasysh faktet negative të cilat nuk janë të pakta, lidhur me degradimet e mjedisit, e sidomos të sipërfaqeve tokësore dhe atyre ujore thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/