Uji Dea

PDK: Përkrahim fuqishëm aksionin e Prokurorisë, të hetohet për mashtrime edhe Sokol Haliti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Arrestimi i zyrtarëve komunal të drejtorisë së bujqësisë në komunën e Vitisë lidhur me keqpërdorimet me subvencionet në bujqësi e nxjerrë në sipërfaqe korrupsionin dhe dallaveret e qeverisjes së Sokol Halitit në ndarjen e subvencioneve dhe korrupsionit e mashtrimeve që janë bërë gjatë qeverisjes së tij në sektorin e bujqësisë.

Bujqit e vyeshëm e meritor të Vitisë janë diskriminuar e anashkaluar nga Kryetari Haliti për t`i përkrahur militantët e tij të cilët nuk meritonin subvencionet shtetërore.

Qytetarët e Vitisë e veçanërisht bujqit ende i kanë të freskëta pamjet e shpërndarjes së makinerive bujqësore në kohë fushatash zgjedhore ekskluzivisht për militantët e Sokol Halitit e të cilët këto makineri i shisnin po sa i merrnin nga drejtoria e bujqësisë.

UBT

Dega e PDK-së në Viti e përkrahë fuqishëm aksionin e sotëm të prokurorisë dhe kërkon që përgjegjësia për keqpërdorim dhe mashtrim me subvencione të shkojë deri tek Sokol Haliti i cili është urdhërdhënës i të gjitha këtyre keqpërdorimeve.

Bujqit meritor e të vyeshëm të Vitisë meritojnë trajtim dinjitoz, përkrahje institucionale e mbi të gjitha barabarësi para ligjit thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Viti./rajonipress/