KKVITI

PDK: Pavarësisht se është në pushtet, LDK në Gjilan do të pësojë humbje

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Duke qenë në pushtet, LDK, respektivisht kandidatët e saj për deputet të Parlamentit të Kosovës, e kanë shfrytëzuar këtë “privilegj” në Gjilan, për t’i bërë reklamë vetit, me vendosjen e posterëve në objektin e Administratës Komunale në Gjilan, duke shkelur kështu rregullat zgjedhore të përcaktuara me ligjin zgjedhor të Republikës së Kosovës.

LDK në Gjilan, jo vetëm me këtë, por ajo po i mashtron dhe po i shantazhon qytetarët e Gjilanit, me projekte, sidomos të infrastrukturës rrugore, etj, me realizimin e të cilave ka filluar pikërisht tash në fushatë zgjedhore, po edhe në prag të zgjedhjeve komunale, që do të mbahen në fund të këtij viti.

Eco Higjiena

Prandaj, kërkojmë nga organet përkatëse të ndërmarrin veprimet ligjore për pengimin e këtyre shkeljeve, me të cilat LDK-ja tashmë është e mësuar thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/