Fundamenti

PDK: Pas ngritjes së aktakuzës Lutfi Haziri duhet të jap dorëheqje

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Qeverisja komunale e Lutfi Hazirit është skajshmërisht e korruptuar, ku muaj më parë janë ngritur poashtu aktakuza ndaj zyrtarëve komunal dhe drejtorit të Urbanizmit. Në qytetin e Gjilanit ka vite që po mbretëron kaosi dhe anarkia institucionale, ka zhvatje të buxhetit komunal përmes tenderëve të korruptuar, përmes ndërtimeve të egra dhe pa leje ndërtimore, punësime të paligjshëm, përmes joshjes dhe korrupsionit po bëhet pasurimi i shpejt i zyrtarëve të LDK dhe të qeverisjes komunale. Ndërsa në anën tjetër, kryetari Haziri, proklamon “punë të hajrit”. Po, “punë të hajrit”, por jo për qytetarin dhe komunën. Ky sllogan, paskësh qenë për vet kryetarin e Komunës thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.

Reagim lidhur me ngritjen e aktakuzës së kryetarit të Gjilanit, z. Lutfi Haziri, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për kryerajen e veprës penale – keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Doli ashtu siç e tha PDK-ja e Gjilanit

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e republikës së Kosovës ndaj kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është vetëm një hap i drejtësisë për të parandaluar dhe dënuar shkeljet e shumta ligjore që janë bërë nga komuna e Gjilanit, përmes tenderëve që e kanë dëmtuar rëndë buxhetin e varfër komunal.

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan, para dy viteve ka ngritur zërin e saj në Kuvendin Komunal të Gjilanit, për shkeljet serioze që janë bërë me ankandin public të parkingjeve dhe me kohë ka denoncuar këtë rast në Prokurorinë Themelore të Gjilanit. Mirëpo, ndikimi i kryetarit të Gjilanit, në këtë institucion të drejtësisë përmes joshjes së punësimeve favorizuese të familjarëve të prokurorëve, ky rast ishte mbyllur ndaj tij.

UBT

Lutfi Haziri duhet të jep dorëheqje

Prokuroria Speciale e shtetit, ka vazhduar hetimet pas kërkesës së asambleistëve të PDK-së në KK Gjilan, të cilat kanë rezultuar me ngritjen e aktakuzës ndaj kryetarit të Gjilanit, i cili tashmë do të duhej të shqyrtojë pozicionin e tij si kryetar i komunës.

“Punët e hajrit” paskësh qenë për Lutfi Hazirin, e jo për qytetarët e Gjilanit

Qeverisja komunale e Lutfi Hazirit është skajshmërisht e korruptuar, ku muaj më parë janë ngritur poashtu aktakuza ndaj zyrtarëve komunal dhe drejtorit të Urbanizmit. Në qytetin e Gjilanit ka vite që po mbretëron kaosi dhe anarkia institucionale, ka zhvatje të buxhetit komunal përmes tenderëve të korruptuar, përmes ndërtimeve të egra dhe pa leje ndërtimore, punësime të paligjshëm, përmes joshjes dhe korrupsionit po bëhet pasurimi i shpejt i zyrtarëve të LDK dhe të qeverisjes komunale. Ndërsa në anën tjetër, kryetari Haziri, proklamon “punë të hajrit”. Po, “punë të hajrit”, por jo për qytetarin dhe komunën. Ky sllogan, paskësh qenë për vet kryetarin e Komunës thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/