Fundamenti

PDK: Padi ndaj gjyqtarit Shala

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Vendimi i Gjykatës Themelore në Gjilan për të hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj Lutfi Hazirit, është i padrejtë, i detyruar dhe i ndikuar politikisht, sikurse që ishte edhe vendimi i mëparshëm nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan. Por ne do ta luftojmë këtë padrejtësi me anë të padisë që do ta bëjmë kundër gjyqtarit Shala thuhet në reagimin e Riad Rashitit.

I gjithë ky proces ndaj Lutfi Hazirit ka dëshmuar se kemi të bëjmë me një prokurori injorante dhe gjyqësi totalisht të paaftë dhe që janë të zhytur thellë në vendime politike. Ata duan me çdo kusht që të mbrojnë kryetarin e komunës nga keqpërdorimet të cilat ia ka bërë buxhetit të komunës dhe duan me çdo kusht t`i dënojnë ata që denoncojnë hajninë, krimin, keqpërdorimet dhe korrupsionin. Kemi dhjetëra raste kur prokuroria dhe gjykatat nuk veprojnë njësoj dhe heshtin para krimeve.

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në raportin e tij profesional, ka konstatuar dhe ka dëshmuar me fakte se Lutfi Haziri e ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe e ka dëmtuar buxhetin e komunës në vlerë prej 168 mijë euro. Ekspertët e Prokurorisë Speciale të Kosovës në hetimet e bëra, pa ashtu kanë gjetur dëshmi për këto keqpërdorime që i ka bërë kryetari i Gjilanit. Por miqtë e Lutës që i ka në sistemin e drejtësisë në Gjilan, nuk paskan sy e vesh, ose nuk kanë tru dhe dije, apo ndoshta i kanë krejt por që ata janë të korruptuar.

Në ditët e sodit, sistemi i drejtësisë kudo në Kosovë është vënë në mbrojtje të hajnisë, krimit dhe korrupsionit, ndërsa në anën tjetër ky sistem i kalbur po i dënon ata të cilët kanë luftuar për vendin e tyre dhe të tjerët që sot po luftojnë për forcimin e shtetit të tyre.

Hidromorava

Si mund ti besohet kësaj drejtësie sot, kur spiunët, komunistët dhe titistët po e udhëheqin këtë sistem, ata të cilët dënuan popullin e tyre në kohën e okupimit serb. Është edhe më e dhimbshme kur shohim hetues, prokurorë dhe gjyqtarë të rinj, të shkolluar e të edukuar mirë, por që janë vënë edhe ata në shërbim të kësaj klike, që po e dëmton rëndë Kosovën në rrugën e saj shtet formuese.

Gjilani është nën kthetrat e krimit ekonomik dhe urbanistik, të cilët kanë mbështetje institucionale nga sistemi i drejtësisë dhe nga qeverisja komunale. Qytetari i Gjilanit e njeh shumë mirë se kush është sot Kryeprokuror në Gjilan, kush është kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan dhe çfarë lidhje interesi kanë me kryetarin e komunës.

Gjyqtari Afrim Shala është dashur të jetë i vetëdijshëm se përmes vendimeve joprofesionale dhe të padrejta nuk do të mund ta pastrojë figurën e Lutfi Hazirit, sikurse që nuk ka mundur ta bëjë as Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Dihet që ky proces ende nuk ka marr fund, ai do të vazhdojë deri në demaskimin e plotë të këtyre individëve brenda sistemit të drejtësisë, deri sa e vërteta të dal në shesh dhe deri sa të merren vendimet e drejta. Ne fund ne presim edhe ankesën e Prokurorisë ndaj këtij vendimi të padrejtë dhe politik thuhet në reagimin e Riad Rashitit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.