UBT

PDK nuk ia futi paratë në xhep Xhavit Hajdarit

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – LDK ka mbrojtur dhe i ka shpërblyer “kuadrot” e saj, e sidomos ato që kanë qenë shkelësit më të mëdhenj të ligjit, uzurpatorët e pronës publike mu në mes të qytetit siç është Xhavit Hajdari, nga i cili në vend që të distancohet për keqmenaxherllëkun dhe për një seri keqpërdorimesh të tij në Spitalin e Gjilanit, ajo paturpësisht po e mbron edhe sot këtë njeri prapa grilave, duke i bërë fajtorë të gjithë për ketë.

“Dikush mund të ketë dëgjuar për një gjë, dikush tjetër mund të ketë parë, por për drejtorin e Spitalit Regjional në Gjilan, Xhavit Hajdari, nuk ka kush që nuk e ka parë, dëgjuar e nuk e ka ditur se çfarë është duke ndodhur në këtë Spital”.Kështu thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan rreth akuzave të fundit që dha LDK-ja.

Sipas PDK-së vet personeli qendrës regjionale spitalore sa e sa herë është atakuar me sjelljet arrogante, fyese e të pamoralshme të këtij drejtori.,pacienti poashtu. Keqmenaxhim dhe keqpërdorim ekstrem kanë regjistruar në vazhdimësi auditorët, me firmën e drejtorit të spitalit Xhavit Hajdari, i cili bëri edhe shkelje flagrante të hapësirës së spitalit regjional të Gjilanit.

Sipas PDK-së ndodhi të kësaj natyre, po edhe të tjera të pakëndshme, gjilanasit kanë përjetuar edhe nga menaxher tjerë të LDK-së në shkolla e institucione tjera. Por, të mbrosh me kaq fanatizëm një amoralitet të këtij lloji, duke ia hedhur fajin të tjerëve, në këtë rast partisë në pushtet, PDK-së, policisë së vendit (mos na lashtë Zoti pa te), madje edhe ndo njërit prej gazetarëve të guximshëm, siç e bëri LDK-ja e Gjilanit, vërtetë është “non sens” dhe e tmerrshme!

LDK ka mbrojtur dhe i ka shpërblyer “kuadrot” e saj, e sidomos ato që kanë qenë shkelësit më të mëdhenj të ligjit, uzurpatorët e pronës publike mu në mes të qytetit siç është Xhavit Hajdari, nga i cili në vend që të distancohet për keqmenaxherllëkun dhe për një seri keqpërdorimesh të tij në Spitalin e Gjilanit, ajo paturpësisht po e mbron edhe sot këtë njeri prapa grilave, duke i bërë fajtorë të gjithë për ketë.

Uji Dea

Nëse qëndron ajo çfarë u tha këto ditë në të gjitha mediet e shkruara dhe elektronike, PDK nuk ia futi paratë në xhep Xhavit Hajdarit.

Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, në vazhdimësi e ka ngritë shqetësimin e saj për gjendjen në Spitalin e Gjilanit si rrjedhojë e keqpërdorimeve të shumta nga drejtori Xhavit Hajdari, i cili, edhe përkundër deklaratave të pareshtura e shqetësuese për keqpërdorim, të pacientëve, stafit shëndetësor të spitalit, shoqërisë civile, etj, vazhdonte me komoditet të qëndronte në krye të këtij gjiganti shëndetësor për regjionin e Gjilanit, derisa u zu “me pelë për dore”!

PDK e Gjilanit, nuk merret me skenar të as një lloji, e aq më pak të këtij niveli, sepse dukuritë devijante në shoqëri i kemi thënë e denoncuar gjithëher hapur e publikisht.

Ndaj ne përshëndesim arrestimin e drejtorit të spitalit regjional të Gjilanit, Xhavit Hajdari, dhe inkurajojmë organet e rendit, hetuesisë e gjyqësisë, të veprojnë rreptësisht kundër krimit, të çfarëdo natyre qoftë. Në të kundërtën, do të jemi larg ndërtimit të një shoqërie të zhvilluar e demokratike thuhet në reagimin e PDK-së të nënshkruar nga Izmi Zeka./rajonipress/

Mund të ju interesoj: