ARKATANA

PDK nën presion të degëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Humbja e Partisë Demokratike të Kosovës në shumicën e komunave të mëdha gjatë procesit të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, nuk pritet të kalojë pa ndëshkime. Përfaqësues të degëve të PDK-së në Gjilan, Ferizaj e Mitrovicë, ku kjo parti dështoi ta vazhdojë qeverisjen edhe për një mandat kanë filluar të kërkojnë llogari brenda dhe jashtë degës për humbjen e pësuar në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Madje disa anëtarë të këtyre degëve kritikojnë edhe drejtuesit e partisë se kanë punuar pak në fuqizimin e strukturave dhe degëve, duke kërkuar që pas kësaj humbje, edhe drejtuesit e partisë të reflektojnë. E zhgënjimi më i madh i PDK-së në zgjedhjet e fundit lokale, llogaritet të jetë humbja e qeverisjes në komunën e Gjilanit.

FIDANISHTJA

E për humbjen e kësaj komune, dikush po kërkon që të jepet llogari. Është ish kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ai që po mendon se dikush duhet të japë llogari për humbjen e qeverisjes në këtë komunë. Por, para se të ndodh kjo, sipas tij, duhet të bëhet një analizë e zgjedhjeve për të parë se çfarë ka shkuar keq. ..(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.