RCCOLA

PDK në Viti shpreh keqardhje për rastin e Agim Bajramit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Shtabi Zgjedhorë i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Viti, përmes kësaj komunikate shpreh keqardhjen e madhe përrastin e ndodhur ë Qendrën e Votimit 2620D, respektivisht në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë.

Komisioneri ynë i arrestuar është Agim Bajrami, një aktivist i devotshëm dhe një njeri i respektuar në komunitetin ku jeton. Përkitazi me këtë, informatat se kinse Agimi është arrestuar për keqpërdorim të votave nuk është e vërtetë dhe si e tillë nuk i shërben klimës së mirë zgjedhore në Viti.

UBT

Agim Bajrami ka qenë duke kryer detyrën e tij konform dispozitave juridiko pozitive që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Ai është arrestuar shkaku i një shakaje të cilën e ka bërë me një komisioner të LDK-së, të njohur për të e i afërm me të.

Sidoqoftë ne jemi të përkushtuar për një proces të drejtë dhe demokratik ku në fund të fundit vullneti i qytetarëve do të respektohet gjithsesi thuhet në njoftimin e sektorit për Informim pranë Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti./rajonipress/