Eko Higjiena

PDK në Kllokot kërkon që të hetohet Sreqko Spasiq

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan duhet të hetojë Udhëtimet Zyrtare të dyshimta të Kryetarit Komunës Klllokotit Streqko Spasiq dhe punësimin e mbi 15 personave në mënyrë kundër Ligjore!

Kryetari i Komunës Kllokotit vazhdon duke shkelur Ligjet e Republikës Kosovës duke keqpërdorur parat e Taksapaguesve qytetarëve Shqiptarë dhe Serb!

Që nga marrja e mandatit si Kryetar i Komunës Kllokotit sipas PDK-së, ai ka keqpërdor detyrën zyrtare, duke larguar shumë punëtorë nga vendet e tyre të punës dhe duke vazhduar me punësim të militantëve të partisë së tij dhe disa shqiptarë mbështetës të tijë!

Kryetari i komunës së Kllokotit në të gjitha shpenzimet e tij Zyrtare jashtë Shtetit nuk i ka mbyllur dhe për këtë ekziston dyshimi se Kryetari i Komunës Kllokotit, Streqko Spasiq mjetet e Komunës Kllokotit i ka shfrytëzuar për qëllime të tija personale dhe për interesa të Strukturave Paralele Serbe!

Fundamenti

Kryetari i Komunës Kllokotit Streqko Spasiq në takimet e tij Zyrtare jashtë Shtetit saktësisht në Kroaci, Slloveni dhe Zvicër, i ka Keqpërdor paratë e buxhetit të Komunës Kllokotit dhe sikurse shpenzimet e tjera të udhëtimeve jashtë Shtetit edhe këto shpenzime nuk i ka mbyllur!

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Klllokot gjithmonë ka reaguar dhe kërkuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan të hetojë keqpërdorimet e Kryetarit Spasiq!

Edhe Agjencia Kundër Korrupsionit së bashku me Prokurorin Themelore në Gjilan duhet të hetojë keqpërdorimin detyrës zyrtare të Kryetarit Komunës Kllokotit Streqko Spasiq i cili për dy muaj ka punësuar në mënyrë të kundërligjshme mbi 15 persona dhe ka fshehur Librin e Protokollit në zyrën e tij duke e mbajtur të fshehtë protokollin e Kontratave të personave të punësuar nga Kryetari Spasiq!

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Kllokot kërkon nga Prokuroria Themelore në Gjilan të nisë menjëherë hetimet ndaj Spasiqit mbi dyshimet e bazuara në veprave të kundërligjshme të cilat argumentohet me fakte dhe dëshmi të cilat i posedojmë thuhet në reagimin e PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.